LAJMI I FUNDIT:

Suedia shfuqizon të gjitha masat anti-COVID, coronavirusi nga tani do të konsiderohet si sëmundje endemike

Suedia shfuqizon të gjitha masat anti-COVID, coronavirusi nga tani do të konsiderohet si sëmundje endemike

Suedia ka shfuqizuar të gjitha masat epidemiologjike, duke i dhënë fund testimit masiv pa pagesë për COVID-19 si dhe ka hapur të gjithë kufijtë për qytetarët e Bashkimit Evropian.

Coronavirusi prej sot në këtë vend do të trajtohet si sëmundje endemike, transmeton Telegrafi.


Ky urdhër do të hyjë në fuqi sonte pasmesnate, e suedezët i janë bashkuar danezëve dhe norvegjezëve, që më herët shfuqizuan masat e njëjta.

Autoritetet shëndetësore konsiderojnë se pandemia po hyn në atë që po përshkruhet si faza e re, pasi që varianti Omicron nuk po u shkakton edhe aq shumë probleme të infektuarve.

Suedezët madje kanë hequr edhe certifikatat COVID, si dhe bartjen e obligueshme të maskës në transportin publik.

“Pandemia nuk ka marrë fund, por po hyjmë në një fazë të re. Situata është përmirësuar, e disa studime po tregojnë se Omicroni po shkakton më pak probleme”, tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori