LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga shpërthimi në Abu Dhabi, autoritetet raportojnë se bëhet fjalë për rrjedhje të gazit

Detaje nga shpërthimi në Abu Dhabi, autoritetet raportojnë se bëhet fjalë për rrjedhje të gazit

Ekipe të mbrojtjes civile në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, kanë njoftuar se të martën kanë fikur zjarrin e shkaktuar nga bombolat e gazit, derisa ambasada amerikane ka paralajmëruar për “sulm të mundshme me raketa apo dronë”.

Siç raporton Reuters, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, nga ky zjarr nuk është lënduar askush e ekipet e specializuara për fikjen e zjarrit, kanë evakuuar ndërtesën dhe zjarri është lokalizuar, transmeton Telegrafi.


Një pjesë e mediave ndërkombëtare ka raportuar për “shpërthimet” në Abu Dhabi, derisa në Twitter qarkullonin pamje nga shpërthimet që i kanë përshkruar sikur janë shkaktuar nga raketat apo dronët.

Kujtojmë që mbrëmë ka ndodhur shpërthimi në rrugën Hamdan në Abu Dhabi, ku po mbahet një ngjarje e madhe sportive.

Agjencia shtetërore e lajmeve VAM, ka raportuar se zjarri është shkaktuar si pasojë e “shpërthimit të bombolave të gazit”. Në video shihet një “top i zjarrtë” në kulmin e një ndërtesës – derisa autoambulancat shihen nëpër rrugë, shkruan AP.

E ky incident ka ngjallur frikë për sulmet të mundshme nga rebelët Houthi, përgjegjës për sulmet me dron në rafineritë e naftës, që rezultuan me tre të vdekur. E javëve të fundit Emiratet e Bashkuara kanë parandaluar disa sulme me raketa në këtë vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Punëtorit iu ngul në trup një shufër metalike 90 centimetra e gjatë - mjekët brazilianë tregojnë se si ia shpëtuan jetën

Punëtorit iu ngul në trup një shufër metalike 90 centimetra e gjatë - mjekët brazilianë tregojnë se si ia shpëtuan jetën

Amerika Latine
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori