LAJMI I FUNDIT:

BE dhe SHBA thirrje deputetëve në Shqipëri të votojnë për zgjatjen e afatit të Vetingut

BE dhe SHBA thirrje deputetëve në Shqipëri të votojnë për zgjatjen e afatit të Vetingut

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje sot deputetëve të Kuvendit të miratojnë vendimin për zgjatjen e afateve të Vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, BE dhe SHBA janë shprehur se Reforma në Drejtësi po jep rezultate.

“Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë përparime domethënëse në reformat e anëtarësimit në BE. Ndër hapat më të vështirë, por thelbësorë, ka qenë miratimi dhe zbatimi i Reformës në Drejtësi”, thuhet në deklaratë.


Sipas tekstit të përbashkët te ambasadave, Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një element themelor i Reformës në Drejtësi.

“Për t’u mundësuar institucioneve të Vetingut të kryejnë misionin e tyre, është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës për ta zgjatur mandatin e tyre për një periudhë të kufizuar,” shtohet në njoftim.

BE dhe SHBA kanë theksuar se Komisioni i Venecias ka konfirmuar se zgjatja e propozuar është në përputhje me standardet evropiane dhe është e nevojshme për të garantuar barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike.

“Zgjatja e propozuar e Vetingut mbështetet fuqishëm nga miqtë e Shqipërisë që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë në BE sa më shpejt të jetë e mundur”, vijon deklarata.

“Kjo nuk është çështje partiake. Shpresojmë që të gjithë deputetët – pavarësisht nga përkatësia partiake – ta shohin këtë si një çështje të interesit kombëtar dhe të votojnë në përputhje me të, ashtu siç kanë mbështetur gjithmonë rrugën evropiane të Shqipërisë”, përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së nënvijëzojnë.

Në përmbyllje deklarata thekson se vota për zgjatjen e Vetingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Votimi për zgjatjen e afateve të Vetingut është parashikuar të bëhet ditën e enjte në seancë plenare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori