LAJMI I FUNDIT:

Ministrja gjermane për Evropën: Të Gjelbrit e Gjermanisë dhe Austrisë do të punojnë së bashku në Ballkanin Perëndimor

Ministrja gjermane për Evropën: Të Gjelbrit e Gjermanisë dhe Austrisë do të punojnë së bashku në Ballkanin Perëndimor

Ministrja gjermane e shtetit për Evropën, Anna Luhrmann tha se qeveria e re gjermane dhe ministria e jashtme e udhëhequr nga të Gjelbrit duhet të monitorojnë Francën dhe fuqitë e tjera evropiane në politikën e saj ndaj Ballkanit Perëndimor, si dhe çështje të tjera të sigurisë.

Në një intervistë për gazetën austriake, Der Standard, Luhrmann tha se fokusi i qeverisë gjermane është te politika klimatike, por edhe politika e sigurisë luan një rol të rëndësishëm.

“Pika qendrore e marrëveshjes sonë është forcimi i sovranitetit të Evropës. Mendoj se është shumë mirë që francezët e kanë bërë këtë çështje prioritet gjatë presidencës së tyre me Bashkimin Evropian. Ne duhet të ecim së bashku për shumë çështje. Këto përfshijnë politikën e jashtme dhe të sigurisë, Ballkani Perëndimor dhe politika klimatike”, tha Ministrja e Shtetit për Evropën.


Gjatë intervistës Luhrmann iu referua edhe politikës së mbrojtjes së Bashkimit Evropian dhe çështjes së krijimit të një qendre strategjike, të cilën e përmend veçanërisht presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Qendra strategjike u krijua nën presidencën gjermane të Bashkimit Evropian dhe do të miratohet tani nën presidencën franceze. Ky është një instrument që ka shumë të përbashkëta, madje edhe me qeverinë e vjetër. Është e rëndësishme për ne që siguria e Evropës të mos jetë e lidhur në mënyrë njëdimensionale me mbrojtjen, sigurinë e furnizimit me energji, të drejtat e njeriut dhe një mjedis të shëndetshëm”, shpjegon Luhrmann.

Gjithashtu, gjatë intervistës ministrja iu referua veçanërisht politikës së jashtme gjermane dhe tha se Annalena Baerbock tashmë kishte treguar një qasje tjetër me veprimet e saj.

Së fundi, Luhrmann tha se Partia e Gjelbër në Gjermani, si dhe në Austri, do të koordinojë aktivitetet e saj në të gjitha nivelet, veçanërisht në kontekstin e politikës në Ballkanin Perëndimor.

“Ne të Gjelbrit në Gjermani kemi një marrëdhënie të mirë me të Gjelbrit në Austri. Jemi dakord në çështjet kyçe të agjendës politike evropiane. Kemi diskutuar tashmë për mbrojtjen e klimës, energjinë bërthamore, sundimin e ligjit. Po flasim gjithashtu për një temë shumë afër nesh – Ballkani Perëndimor Ne po punojmë veçanërisht në këtë fushë dhe do të punojmë së bashku”, përfundoi Luhrmann. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori