LAJMI I FUNDIT:

Dele Alli shkon në stërvitje me Rolls-Royce në vlerë prej 360 mijë eurosh

Dele Alli shkon në stërvitje me Rolls-Royce në vlerë prej 360 mijë eurosh
(Foto: SplashNews/The Sun)

Dele Alli ka shkuar në fushën stërvitore të Evertonit me Rolls-Royce luksoz që kushton 300.000 funte (360.000 euro).

25-vjeçari e kompletoi transferimin nga Tottenham Hotspur te klubi nga Merseyside në ditën e fundit të afatit kalimtar në kërkim të lojës së rregullt.


Dhe ai është shfaqur me stil gjatë shkuarjes në stërvitje te klubi i tij i ri.

(Foto: Twitter/Everton)

Futbollisti anglez ishte prapa timonit të një Rolls-Royce të zi që ka vlerën prej 360.000 eurosh në treg.

Formacioni i mundshëm i Evertonit nën drejtimin e Lampardit dhe me transferimet e Dele Alli dhe Van de Beek
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Evertonit nën drejtimin e Lampardit dhe me transferimet e Dele Alli dhe Van de Beek

Te Evertoni, Alli do të luajë nën urdhrat e legjendës së Chelseat dhe Anglisë, Frank Lampard, ndërsa nëse e rigjen formën e tij, atëherë mund të rikthehet edhe te përfaqësuesja. /Telegrafi/

(Foto: SplashNews)