LAJMI I FUNDIT:

Cancelo: Foden do të bëhet lojtari më i mirë në botë

Cancelo: Foden do të bëhet lojtari më i mirë në botë

Joao Cancelo ka thënë se bashkëlojtari e tij te Manchester City, Phil Foden, do të bëhet lojtari më i mirë në botë në të ardhmen.

Mbrojtësi portugez ka nënshkruar një kontratë të re me kampionët e Ligës Premier, duke e angazhuar të ardhmen e tij në klub me një zgjatje dyvjeçare që e sheh atë të lidhur me klubin nga Etihad deri në vitin 2027.


Cancelo, i cili u bashkua nga Juventusi në vitin 2019, e ka çuar lojën e tij në lartësi të reja nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe është bërë një nga lojtarët më të mirë të Cityt.

Zyrtare: Cancelo rinovon me Manchester Cityn
Lexo po ashtu Zyrtare: Cancelo rinovon me Manchester Cityn

Ai beson se City do të vazhdojë të konkurrojë në të gjitha frontet për vitet në vijim dhe pranoi se pret që Foden, i dalë nga akademia e klubit, të bëhet më i miri në botë.

“Në këtë klub, unë kam gjithmonë besim për të pasur sukses. Kemi shumë lojtarë me të ardhme të ndritur”, ka thënë fillimisht Cancelo për faqen zyrtare të klubit.

“Phil Foden do të jetë një nga lojtarët më të mirë në botë, nëse jo më i miri”.

“Atmosfera rreth ekipit të parë është përrallore dhe mendoj se ky është një nga faktorët kyç që na bëri të fitojmë kaq shumë trofe kohët e fundit”, përfundoi portugezi.

Ishte një kohë kur zhvillimi i Fodenit vihej në dyshim dhe shumë kërkuan që ai të huazohej në një përpjekje për të marrë një kohë të rregullt ndeshjeje.

Por ai u edukua me kujdes nga Guardiola, i cili shpesh ka folur fjalët më të mëdha për talentin anglez.

Si një trajner i vrapimit e shndërroi Phil Fodenin në një 'raketë'
Lexo po ashtu Si një trajner i vrapimit e shndërroi Phil Fodenin në një 'raketë'

Foden luajti 38 herë në të gjitha garat në sezonin 2019/20 dhe sezonin pasardhës numri i paraqitjeve u rrit në 50 ndeshje.

Sezonin e kaluar, 21-vjeçari shënoi 16 herë dhe luajti një rol integral pasi City fitoi Ligën Premier dhe Carabao Cup, si dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori