LAJMI I FUNDIT:

Njëra ‘drejtoreshë’ e tjetra ‘studente’, Monika Lubonja dhe Arjola Demiri dikur kanë luajtur në të njëjtin serial para Big Brother

Njëra ‘drejtoreshë’ e tjetra ‘studente’, Monika Lubonja dhe Arjola Demiri dikur kanë luajtur në të njëjtin serial para Big Brother

Ato janë kthyer në dy prej banoreve më të përfolura të shtëpisë së Big Brother VIP.

Aktoret Monika Lubonja dhe Arjola Demiri, e kanë vënë gjithmonë në dukje për shikuesit se ruajnë një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën.

Por përveç miqësisë dhe pasionit të përbashkët për aktrimin, dy aktoret duket se i bënë bashkë edhe diçka tjetër – një eksperiencë e përbashkët.


Arjola Demiri dhe Monika Lubonja në Big Brother VIP (Foto: Top Channel)

Për rastësi, ato kanë qenë të dyja pjesëmarrëse në të njëjtin serial, ani pse në periudha të ndryshme.

Monika Lubonja në sezonin e tretë të serialit shumë të shikuar komik të asaj kohe, kishte marrë një rol si drejtoresha e kolegjit.

Kur Bora Zemani merrte pjesë në "O Sa Mirë" - ndryshimi në dukje i moderatores ndër vite
Lexo po ashtu Kur Bora Zemani merrte pjesë në "O Sa Mirë" - ndryshimi në dukje i moderatores ndër vite

Kjo kishte ardhur pas largimit të Enver Petrovcit nga seriali, i cili ka qenë i angazhuar me rolin e drejtorit në dy sezonet e para.

Monika Lubonja në “O Sa Mirë” (Foto: O Sa Mirë/YouTube)

Disa vite më vonë, “O Sa Mirë” iu bashkua edhe aktorja nga Tropoja, Arjola Demiri.

Ajo luajti rolin e ‘Xhbanes’ – një vajzë rigoroze tropojanë, e cila kishte ardhur për të kryer studimet në kolegjin satirik.

Arjola Demiri në “O Sa Mirë” (Foto: O Sa Mirë/YouTube)

Në “O Sa Mirë”, dy banoret e Big Brother kanë pasur kolege aktoren Olta Daku, e cila ka luajtur një nga karakteret më gazmore të serialit në fjalë.

Olta ishte e ftuar speciale nga produksioni i BBV javë më parë, për t’i bërë një befasi mikeshës së saj, Monikës, duke e vizituar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kalo në kategori