LAJMI I FUNDIT:

Geer: Nuk kam shkop magjik për të ditur çfarë do të ndodh këtë vit

Geer: Nuk kam shkop magjik për të ditur çfarë do të ndodh këtë vit

“Fillimi i negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbetet prioritet kryesor për BE-në. Fokusi tani është në arritjen e një marrëveshjeje midis vendeve anëtare për kornizën negociuese, ndërsa në të njëjtën kohë Sofja dhe Shkupi po punojnë për të arritur marrëveshje për çështjet dypalëshe”.

Këtë e tha ambasadori i BE-së në Shkup David Geer, në hapjen e tryezës së rrumbullakët “Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE: Histori e gjatë e (pa)përfunduar – Qëndrueshmëria e kursit të politikës së jashtme të Maqedonisë”, organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve.

Geer në fjalimin e tij gjithashtu tha se nuk e ka topin magjik për të ditur se çfarë do të ndodhë këtë vit, por shprehu besimin se sido që të ndodhë, BE-ja do të qëndrojë pranë RMV-së dhe do të ndihmojë në çdo nivel dhe në çdo hap të rrugës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Hapja e negociatave do të jetë një pikë kthese për integrimin evropian të vendit. Do të shënojë intensifikimin e përpjekjeve praktike të Maqedonisë së Veriut për harmonizim me legjislacionin dhe standardet evropiane. Shumë nga përgjegjësitë do të barten nga Qeveria, por do të kërkojnë përfshirje strukturore dhe eksperte në procesin e negociatave, ndërkohë që reformat do të vazhdojnë”.

“Partitë opozitare do të duhet të vazhdojnë të japin kontribute konstruktive, veçanërisht përmes punës në Kuvend, ndërsa Kuvendi do të duhet të forcojë rolin e tij si forum për debat politik konstruktiv, veçanërisht në agjendën e reformës së BE-së”, tha Geer./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori