LAJMI I FUNDIT:

Bëhet viral rrëzimi i Beniadës në Big Brother VIP

Bëhet viral rrëzimi i Beniadës në Big Brother VIP

Banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, është njëra nga personazhet më të komentuara brenda shtëpisë.

Ajo deri më tani ka krijuar situata të ndryshme në shtëpinë më të madhe e po ashtu edhe shumë të qeshura me fjalët që thotë duke qenë se nuk i shqipton mirë në gjuhën shqipe.


Modelja, e rritur në Itali, ditën e djeshme (e mërkurë) teksa po vraponte pas Donaldit ka rrëshqitur dhe është rrëzuar menjëherë në tokë.

Beniada Nishani (Foto: Instagram)

Kjo ka bërë që të shpërndahet gjithandej e të bëhet virale në rrjetet e popullarizuara sociale.

Konkurrentja e Big Brother VIP, Beniada Nishani katër vite më parë luajti në filmin “Loro”- në rolin e të dashurës së Silvio Berlusconit
Lexo po ashtu Konkurrentja e Big Brother VIP, Beniada Nishani katër vite më parë luajti në filmin “Loro”- në rolin e të dashurës së Silvio Berlusconit

Biondja përndryshe përpara shumë viteve kishte qenë pjesëmarrëse në një film, si femër e Berlusconit.

Beniada Nishani (Foto: Instagram)

Ajo kishte luajtur në filmin “Loro” në vitin 2018 me regji nga Paolo Sorrentino.

Ky film flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit të medies, Silvio Berlusconi. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by @speshhellll