LAJMI I FUNDIT:

Konkurrentja e Big Brother VIP, Beniada Nishani katër vite më parë luajti në filmin “Loro”- në rolin e të dashurës së Silvio Berlusconit

Konkurrentja e Big Brother VIP, Beniada Nishani katër vite më parë luajti në filmin “Loro”-  në rolin e të dashurës së Silvio Berlusconit

Ajo tashmë për publikun është bërë më e njohur me pjesëmarrjen në Big Brother VIP.

Bëhet fjalë për modelen nga Shqipëria, Beniada Nishani, e cila ka lindur në Durrës dhe është rritur në Itali.


Konkurrentja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri për ata që nuk e dinë krahas fushës së modelingut, më parë ka qenë e përfshirë edhe në film.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo ka marrë pjesë në një film dramatik italian të vitit 2018, me regji nga Paolo Sorrentino.

Filmi, i quajtur “Loro”, flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit të medies, Silvio Berlusconi.

Beniada në BB VIP: Nuk kam jetuar këtu, gënjej nëse do të them që do të marrë një burrë shqiptar
Lexo po ashtu Beniada në BB VIP: Nuk kam jetuar këtu, gënjej nëse do të them që do të marrë një burrë shqiptar

Bukuroshja nga Shqipëria në këtë film luan rolin e një prej femrave të shumta të Berlusconit, ku duket se është edhe pjesë e ‘trailer’-it zyrtar.

Në një intervistë të dhënë katër vite më parë, modelja u shpreh se realizoi një nga ëndrrat më të mëdha.

Foto: Screenshot/YouTube

E pyetur se si lindi bashkëpunimi me një regjisor të kalibrit të Sorrentinos dhe çfarë roli luani ju, ajo u përgjigj: “Ishte rastësi pasi mora pjesë pas fjalëve të një miku, pak si sfidë personale dhe pak për argëtim vendosa të marrë pjesë”.

“Arrita të realizoj një nga ëndrrat e mia më të mëdha. Paolo Sorrentino më dha disa këshilla se si ta interpretoja më mirë rolin tim. Ai ishte trajneri im i vërtetë në set në radhë të parë. Në film luaj një nga femrat e Berlusconit. Një vajzë e re që dëshiron të hedhë hapat e saj në këtë botë dritash, ëndrrash dhe shpresash”, tha më tej Beniada.

Në vazhdimin e intervistës për ‘Emme press’, Nishani tha se shpreson që të vazhdoj në rrugëtimin kinematografik dhe në të ardhmen të bëj një film të vetin. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Beniada Jakic (@iambeniada)

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori