Nga byzylykët e miqësisë te unazat - historia e dashurisë së Taylor Swift dhe Travis Kelce


Taylor Swift dhe Travis Kelce janë bërë një nga çiftet më të përfolura në botë, ndërsa marrëdhënia e tyre po duket se po shkon drejt një momenti të rëndësishëm, martesës.
Sipas raportimeve, çifti pritet të festojë dasmën e tyre në New York, në Madison Square Garden, këtë fundjavë, një nga arenat më ikonike në ShBA.
Lajmi ka nxitur shumë spekulime, edhe pse vetë çifti ka qëndruar mjaft i rezervuar.

Historia e tyre nisi në vitin 2023, kur Travis u pa në koncertin e Taylor Swift në Kansas City, ku fillimisht u përpoq t’i jepte një byzylyk miqësie me numrin e tij, gjë që nuk ndodhi në atë moment.
Megjithatë, ky moment u bë viral dhe më vonë tërhoqi vëmendjen e këngëtares.
Pas kësaj, çifti e bëri publike lidhjen në shtator 2023, kur Taylor u pa duke ndjekur ndeshjen e tij dhe duke festuar shumë emocionuar në stadium.
Ky moment u konsiderua si dalja publike e marrëdhënies së tyre.

Më pas, lidhja e tyre u forcua edhe më shumë, me Taylor që udhëtonte për të ndjekur ndeshjet e Chiefs dhe me momente romantike të çiftit që shpesh kapeshin nga kamerat gjatë fitoreve të ekipit.
Në fillim të vitit 2024, ata u panë gjithnjë e më të afërt në publik, ndërsa fansat nisën t’i quajnë me nofkën “Tayvis”, duke i kthyer në një fenomen kulturor.

Ndërkohë, këngët e Taylor filluan të pasqyrojnë edhe këtë lidhje, duke i shtuar edhe më shumë vëmendje historisë së tyre që po ndiqet nga miliona fansa në mbarë botën. /Telegrafi/



















































