LAJMI I FUNDIT:

Hovenier: Ata që destabilizojë një sistem politik, rend kushtetues apo përfshihen në krim të organizuar, sanksionohen nga SHBA-ja

Hovenier: Ata që destabilizojë një sistem politik, rend kushtetues apo përfshihen në krim të organizuar, sanksionohen nga SHBA-ja

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për sanksionet amerikane.

Ai ka thënë se SHBA nuk sanksionon njerëzit për shkak të pikëpamjeve apo veprimtarive politike, por për shkak të lidhjeve të tyre me krimin e organizuar transnacional.


“Pra, mendoj se po i referoheni vendimeve të qeverisë amerikane për të vënë sanksione specifike ndaj individëve të caktuar, përfshirë vendimet e fundit për sanksionimin e individëve të caktuar për shkak të lidhjeve të tyre me krimin e organizuar transnacional. Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të pikëpamjeve politike.  Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të veprimtarisë politike”, u shpreh ai.

Sipas tij SHBA i sanksionon njerëzit nëse kryejnë vepra, të cilat janë të specifikuara me rregullore ose ligj, që lejojnë vënien e sanksioneve.

Kjo thotë ambasadori i përfshinë edhe individët e caktuar që destabilizojnë sistemin politik apo edhe rendin kushtetues.

“Pra, nëse po destabilizon një sistem politik, nëse je i përfshirë në krim të organizuar transnacional. Siç e kemi thënë, kushdo që është i përfshirë në krim të organizuar do të duhej të shqetësohej që do të përballet me sanksione specifike. Gjithashtu duhet të shqetësohet kushdo që sfidon një rend kushtetues të një vendi që e kemi njohur dhe me të cilin punojmë.  Por, njerëzit që i shprehin pikëpamjet politike nuk duhet të shqetësohen”, deklaroi ai.

Më tej theksoi se, sanskionohen edhe politikanët edhe ata që sjanë tashmë në politikë, por që kanë shkelur pragun e SHBA-së.

“Epo, çështja nëse dikush ishte apo jo politikan është e parëndësishme përkitazi me atë nëse sanksionet mund të zbatohen ndaj tyre. Pra, kushdo që ka qenë i përfshirë në krim të organizuar transnacional në nivel të tillë që plotëson pragun tonë për vendosjen e sanksioneve, duhet të shqetësohet”, u shpreh Hovenier në RTK, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori