Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka akuzuar Qeverinë Kurti për papërgjegjshmëri në lidhje me krizën energjetike.
Mustafa në RTV Dukagjini thotë se paralajmërimet për krizë energjetike nga ekspertët ishin shumë të hershme derisa sipas tij Qeveria nuk i ka marrë parasysh.
Deputeti opozitar shkon tutje duke thënë se për krizën energjetike ka punë edhe prokuroria.
“Duhet të ketë punë edhe për prokurorinë e shtetit, pasi KEK-u gjatë këtij viti nuk ka bërë remonte në blloqet e saj, një praktikë e kamotshme e saj kur gjatë verës blloqet në rotacion dërgohen në remont. Këtë verë asnjë bllok nuk është dërguar për remont, cila është arsyeja, kush e mori këtë vendim? Prokuroria, parlamenti por edhe ekzekutivi si pronar i KEK-ut duhet gjetur një përgjigje pse KEK-u nuk e bëri një veprim të tillë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Mustafa thotë se paradoksi thellohet pasi sipas tij edhe ministrja Rizvanolli gjatë verës kishte deklaruar se “Kosova këtë vit nuk do të ketë krizë energjetike”.
Deputeti i LDK-së thotë se ngritjen e tarifave të rrymës i kanë bërë së bashku ZRRE me Qeverinë.
Të padrejta ndaj shqiptarëve të shteteve fqinje i ka konsideruar Mustafa masat kufizuese ndaj qytetarëve të Shqipërisë, Maqedonisë e Preshevës.
Ai thotë se edhe ora policore është e pakuptimtë.
“Deri në ora 22:00 nuk paska virus e më pas virusi po u heqka. Kjo masë mund të kishte kuptim deri para disa muajve por jo tash”, deklaroi tutje Mustafa/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City