LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit perëndimorë shfaqin unitet kundër kërcënimit të Rusisë në Ukrainë

Udhëheqësit perëndimorë shfaqin unitet kundër kërcënimit të Rusisë në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se ka “unanimitet të plotë” me liderët evropianë lidhur me grumbullimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti Biden zhvilloi një video-telefonatë me aleatët evropianë të hënën, ndërsa fuqitë perëndimore synojnë një strategji të përbashkët kundër veprimeve të Rusisë.

Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar Rusinë për sanksione “të shpejta” dhe “të pashembullta” nëse ndodh një inkursion.


Por Rusia mohon planet për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se grumbullon rreth 100,000 ushtarë.

Të bashkuar me SHBA-në dhe MB-në në thirrje ishin liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe BE-së. Gjithashtu bisedës iu bashkua edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Kam pasur një takim shumë, shumë, shumë të mirë – unanimitet total me të gjithë liderët evropianë”, citohet të ketë thënë Biden më pas.

Bildt publikon pamjet e mobilizimit masiv të forcave ruse në drejtim të Ukrainës: Evropa nuk ka parë diçka të tillë për dekada
Lexo po ashtu Bildt publikon pamjet e mobilizimit masiv të forcave ruse në drejtim të Ukrainës: Evropa nuk ka parë diçka të tillë për dekada

Siç vë në pah BBC, përcjell Telegrafi, nëse ndodh një inkursion i mëtejshëm rus në Ukrainë, udhëheqësit ranë dakord se “aleatët duhet të marrin përgjigje të shpejta ndëshkuese, duke përfshirë një paketë të paprecedentë sanksionesh”.

Më herët të hënën, Pentagoni tha se rreth 8,500 trupa amerikane të gatshme për luftim janë në gatishmëri të lartë për t’u vendosur – në një njoftim të shkurtër.

Por ato do të vendosen vetëm nëse aleanca ushtarake e NATO-s vendos të aktivizojë një forcë të reagimit të shpejtë, “ose nëse zhvillohen situata të tjera” rreth ngritjes së trupave ruse, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.

Nuk ka plane për t’u vendosur në Ukrainë, shtoi ai.

Disa anëtarë të NATO-s, duke përfshirë Danimarkën, Spanjën, Francën dhe Holandën, tashmë po planifikojnë ose po shqyrtojnë dërgimin e avionëve luftarakë dhe anijeve luftarake në Evropën Lindore për të forcuar mbrojtjen në rajon.

Ndërkohë, gjatë fundjavës, rreth 90 ton “ndihmë vdekjeprurëse” amerikane duke përfshirë municione për “mbrojtësit e vijës së parë” mbërritën në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori