Kryeministri Albin Kurti ka bërë disa sqarime para deputetëve, edhe për deklaratën e tij se qytetarët mund të fantazojnë, por ka dy opsione – reduktime të rrymës ose rritje të çmimit.
Kurti në debatin për shtrenjtimin e rrymës, është sqaruar edhe për deklaratën tjetër, se aq lirë ka qenë energjia elektrike, sa qytetarët s’kanë ditur sa paguajnë.
“Unë s’po them që shumica e qytetarëve nuk e dinë sa është fatura, por po themi se numër më i madh I qytetarëve që nuk e kanë ditur sa është fatura mujore, keni pasur në katër vjetët e fundit. Numri më i madh është në këto katër vjetët e fundit, s’po them shumica as të gjithë. Më tutje, unë kam mirëkuptim për dëshirat, besoj që njeriu është subjekt i dëshirës, ne jemi ata që jemi si njerëz dhe për shkak që dëshirojmë, mirëpo as subvencion, as shkyçje, as shtrenjtim, është regjistri i fantazisë”, deklaroi Kurti.
Tutje u shpreh se fantazia nuk është zgjidhje, duke thënë se “zbrisni në tokë dhe të diskutojmë”.
“Ju mund ta përfytyroni një botë të tillë, ku s’ka as shkyçje, as shtrenjtim e as subvencion, por ajo është fantazi – nuk është realitet”, tha ai.
Kurti po ashtu u është përgjigjur deputetëve të opozitës kur kishte deklaruar për uljen e çmimit të rrymës dhe çka synojnë.
“Disa sqarime nga diskutimet që u bën, e para pati një referencë te një deklaratë imja në fushatën zgjedhore, jo në këto zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit 2021, por në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Në atë fushatë, është e vërtet që unë kam thënë e synojmë uljen e çmimit. Edhe me siguri që ne e synojmë uljen e çmimit, por duhet ta keni një gjë parasysh, një fushatë zgjedhore unë nuk jap as zotime, dhe as premtime për vitin e parë, por për katër vjet”, theksoi ai.
Sipas Kurtit, opzoita i kanë pritjet për Qeverinë më të mëdha se votuesit.
“Një numër i madh i kritikave që i bëhen qeverisë sonë, bëhen sikur të ishim në vitin 2024. Është vetëm viti 2022. Ka mundësi që këta 10 muaj iu janë dukur shumë të gjatë në opozitë. Pra, nuk jemi në përmbyllje të mandatit, jemi në fillim të mandatit. Ende nuk është bërë asnjë vit i mandatit tonë, dhe ju kërkoni prej nesh që ne t’i realizojmë premtimet tona katërvjeçare dhe atë jo të kësaj fushate të fundit, por të asaj para kësaj. Kundërshtarët tanë i kanë pritjet për neve më të mëdha se votuesit tanë, votuesit tanë po kërkojnë që t’i realizojmë premtimet për katër vjet, ju për kërkoni për dhjetë muaj”, deklaroi Kurti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëI reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari
Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën