LAJMI I FUNDIT:

Pochettino konfirmon rikthimin e Messi te PSG pas një muaji jashtë fushës

Pochettino konfirmon rikthimin e Messi te PSG pas një muaji jashtë fushës

Mauricio Pochettino ka konfirmuar se Lionel Messi do të kthehet në aksion për Paris Saint-Germain të dielën për ndeshjen e tyre në Ligue 1 kundër Reims.

Gjatë pushimit të Krishtlindjeve, Messi doli pozitiv me COVID-19 në Argjentinë përpara se të rezultojë negativ në fillim të janarit, por ai ka qenë i kufizuar në stërvitje individuale për rikuperim për pjesën më të madhe të muajit.

Në fakt, 34-vjeçari vetëm këtë javë ka filluar t’i rikthehet gjendjes normale dhe së shpejti pritet t’i kthehet ndeshjeve me klubin francez.


“Lionel stërviti mirë gjatë javës. Ne jemi të kënaqur dhe të lumtur me përparimin e tij dhe ai do të jetë me ekipin nesër (e diel)”, ka thënë fillimisht Pochettino.

“Është gjithmonë një lajm i mirë që lojtarët që kanë qenë joaktivë, ose që nuk kanë marrë pjesë në ekip, tashmë mund të jenë në dispozicion për të luajtur me grupin dhe për të ndihmuar ekipin pak nga pak”, përfundoi argjentinasi.

Megjithatë, Messi thuhet se nuk ka gjasa të fillojë ndeshjen, por ai me siguri do të marrë pak kohë lojë duke u inkuadruar në pjesën e dytë nga bankina.

Argjentinasi ka humbur tre ndeshje gjatë mungesës së tij njëmujore, kohë gjatë së cilës PSG ka rritur epërsinë e saj në krye të Ligue 1 në 11 pikë ndaj Nice në vendin e dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

La Liga
Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Afrimi i Amir Saipit, Foda flet për portierin e ri dhe tregon se kush do të jetë titullar

Afrimi i Amir Saipit, Foda flet për portierin e ri dhe tregon se kush do të jetë titullar

Përfaqësuesja e Kosovës
Mungesa e Vedat Muriqit, Foda tregon lojtarin që do ta zëvendësojë yllin prizrenas

Mungesa e Vedat Muriqit, Foda tregon lojtarin që do ta zëvendësojë yllin prizrenas

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori