Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mbajtën takim virtual me një grup studiuesish nga mërgata të punësuar si hulumtues dhe profesorë në universitete e kompani evropiane në fushën e energjisë.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se fushat e ekspertizës së tyre përbëjnë fusha të ndryshme përbrenda sektorit të energjisë. Nga ajo mbi politikat e energjisë, zhvillimin e qëndrueshëm, alternativat për maksimizimin e sistemit të energjisë, integrimin dhe menaxhimin e saj e deri te fusha mbi modelimin e sistemeve të përshtatshme.
“Ky bashkëbisedim ka ardhur si rrjedhojë e gjendjes së vështirë energjetike në vend. Përgjatë tij u diskutua për situatën aktuale të energjisë dhe për Strategjinë për Energji 2022-2030 që do të shërbejë si udhërrëfyes për zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme të energjisë”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli i falënderuan për shprehjen e gatishmërisë që të ndihmojnë dhe kontribuojnë me ekspertizën e tyre të vlefshme në tejkalimin e sfidave dhe drejt vizionit të vendit për fushën e energjisë.
Grupi i studiuesve, hulumtuesve dhe profesorëve nga mërgata me të cilët bisedoi Kurti ishin: Alban Kuriqi nga Universiteti i Lisbonës në Portugali, me ekspertizë në energjinë e ripërtërishme; Fitim Kryeziu nga “Energinet”, operatori kombëtar në Danimarkë për transmetimin e energjisë elektrike dhe gazit natyror; Erald Pjetri nga Qendra Kërkimore ABB në Poloni; Kristian Sevdari, kandidat për doktoraturë në Universitetin Teknik të Danimarkës dhe Adhurim Haxhi Musa nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Grizons në Zvicër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City