Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për projektligjin e konfiskimin e pasurisë ka thënë se nuk është kundër Kushtetutës së Kosovës.
Ajo tha se në momentin kur byroja konsideron se ka bazë për konfiskim të pasurisë ia bën kërkesën Gjykatës dhe kur qëndrojnë faktet e ofruara bëhet konfiskimin i pasurisë.
Haxhiu pohoi se afati kohor se prej kur do të nis konfiskimi i pasurisë është sygjeruar që të bëhet që nga viti 2008, pas shpalljes së Pavarësisë.
“Na kanë sugjeruar që të shkojmë prej vitit 2008, pra prej shpalljes së pavarësisë, pasi deri në atë kohë ka pasur informalitet e gjëra të tjera. Por nëse deputetët mendojnë se nuk është e përshtatshme mund të shkojmë edhe nga paslufta, por mund të kemi më pas probleme”.
Në momentin që do të hyjë në fuqi ky ligj askush nuk duhet ta ketë frikën secili që e ka fituar pasurinë me nder do të rrinë të qete dhe ata që e kanë keqpërdorur djersën e popullit duhet ta kthejnë atë pasuri”, tha Haxhiu në RTK.
“Ata të cilët kanë theksuar që ky projektligj shkel Kushtetutën e Kosovës në asnjë rrethanë nuk kanë cek ndonjë nen se cilin e shkel.
Ne kemi bashkëpunuar me një ekspert që ka qenë në Gjykatën e Strasburgut dhe ka dhënë një raport shumë të vlefshëm dhe jam e interesuar që ta ndajmë me ata që kanë dyshime.
Nuk ka asnjë problem që të funksionoj byroja pa ndryshime kushtetuese. Në momentin kur buroja vlerëson do të vlerësoj se një person ka pasuri në shpërputhje me pagën.
Shumë ekspert që na kanë ndihmuar në këtë veprim na kanë rekomanduar që të ketë një prag si dyshim ose kur byroja mund të nis verifikimin e asaj pasure, pragu me 25 mijë euro, nëse zyrtari nuk mund ta arsyetoj atë pasuri ia bën propozimin Gjykatës nëse ky institucion vlerëson se byroja ka të drejtë atëherë ta bëj konfiskimin e pasurisë.
Është shumë e rëndësishme që në krye të byros të jetë një person apolitik apo jopartiak.
Tash për këtë po thënë që është hakmarrje. Pak me dasht një prokuror mundet me ba kallëzim për një person në Kosovë, ka pasur raste të tilla. Edhe në paketën ligjore nuk e ndalon që dikush të hakëmarret ndaj ndikujt. Individët kanë të drejtën e ankesës”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City