Ish-Koordinatori Shtetëror për Dialog, Skender Hyseni, e ka quajtur qyqarllëk të Kurtit e Osmanit rezolutën e miratuar lidhur me referendumin në Serbi.
Hyseni i ka quajtur strucë Kurtin e Osmanin, duke thënë se të dy e çuan në Kuvend këtë iniciatëve për ta hequr përgjegjësinë nga vetja.
Ai nuk ka kursyer edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun për të cilin tha se është servil dhe hiportik politik dhe aleat i Kurtit e Osmanit.
“Për këtë maskaradë prej seancë kuvendore, Kurtit e Osmanit u duhej një pjesë e opozitës në mënyrë që këta të dy të heqin çfarëdo përgjegjësie nga vetja e tyre. Dhe këtë përkrahje e gjetën, ku tjetër pos te servili dhe hipokriti politik, aleati i tyre Lumir Abdixhiku i LDK-së, i cili me aleancën e tij të heshtur me Kurtin e Osmanin, përkatësisht me servilizmin dhe hipokrizinë e tij politike, e ka infektuar keq edhe një pjesë të LDK-së.
Hyseni shkroi në Facebook se kryeministri Albin Kurti se presidentja Vjosa Osmani kanë pasur kohë dy muaj, mirëpo në vend të konsultave, kanë zgjedhur opsionin e “demonstrimit të sovranitetit të padiskutueshëm”.
“Për t’u arritur ky koordinim dhe dakordim Kurti e Osmani kanë pasur gati dy muaj kohë. Por, në vend të koordinimit, konsultimeve dhe dakordimit, Kurti e Osmani kanë zgjedhur opsionin e demonstrimit të ‘sovranitetit të padiskutueshëm’ nën sloganin ‘ne nuk kemi nevojë për aleat e as miq dhe nuk lejojmë askend të përzihet në punët tona të brendshme’”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Rezoluta kundër referendumit serb, qyqarllëku i binomit Kurti-Osmani dhe servilizmi e hipokrizia politike e Abdixhikut.
Askush nuk e ka vënë në dyshim karakterin ani-kushtetues të votimit, edhe në territorin e Kosovës, në një referendum të shtetit serb. Rjedhimisht ndalimi i këtij referndumi ishte obligim kushtetues i Qeverisë, dhe kjo duhej të ndodhte në koordinim me aleatët dhe miqët e Kosovës. Është e sigurt se po të kishim Kryeministër dhe Ministri të Jashtme do të mirrej edhe dakordimi për ndalimin e referendumit. Për t’u arritur ky koordinim dhe dakordim Kurti e Osmani kanë pasë gadi dy muaj kohë. Por, në vend të koordinimit, konsultimeve dhe dakordimit, Kurti e Osmani kanë zgjedhur opcionin e demonstrimit të” “sovranitetit të padiskutueshëm” nën slloganin “ne nuk kemi nevojë për aleat e as miq dhe nuk lejojmë askënd të përzihet në punët tona të brendshme”. “Ne nuk e shkelim kushtetutën tonë as për aleatët”, thanë këta të mjerë. Thua se aleatët nuk bëjnë asgjë tjetër veçse çdo ditë kërkojnë nga ne që ta shkelim kushtetutën, siç!!!???
Kështu, duke mos pasë guximin elementar për të zbatuar kushtetutën, strucët, binomi Kurti-Osmani vendosën të organizonin ‘referendumin’ e tyre, ku tjetër pos, në kuvendin e Kosovës për t’u shtruar deputetëve një pyetje të thjeshtë: “Të dashur deputetë UNË, VJOSA OSMANI PRESIDENTJA JUAJ DHE UNË, ALBIN KURTI, KYEMINISTRI JUAJ, po ju pyesim: A duhet ne të dy ta zbatojmë Kushtetutën e Kosovës???!!!” Dhe deputetët, 76 sish, njëzëri: “Po shefa! Ju duhet ta zbatoni kushtetutën”! Nuk e besoj të kishte njeri që priste përgjigje tjetër!
Për këtë maskaradë prej seancë kuvendore, Kurtit e Osmanit u duhej një pjesë e opozitës në mënyrë që këta të dy të heqin çfarëdo përgjegjësie nga vetja e tyre. Dhe këtë përkrahje e gjetën, ku tjetër pos te servili dhe hipokriti politik, aleati i tyre Lumir Abdixhiku i LDK-së, i cili me aleancën e tij të heshtur me Kurtin e Osmanin, përkatësisht me servilizmin dhe hipokrizinë e tij politike, e ka infektuar keq edhe një pjesë të LDK-së. Po e nënvizoj: “Një pjesë të LDK-së”.
LDK vështirë që do të mund të dal nga kurthi në të cilin e ka futur Lumir Abdixhiku, duke e bërë këtë parti pjesë të një politike populliste, rrënuese për vendin, politikë e rrezikshme e cila sapo ka zënë të ngre kokë.
Problemi me Serbinë nuk mbyllet me zgjidhje parciale, qofshin ato edhe fitore simbolike si kjo e referendumit. Prandaj, dialogu me Serbinë, si një proces i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse është prioritet dhe urgjencë. Një marrëveshje e tillë është thelbësore dhe e domosdoshme, sepse vetëm ashtu zgjidhen, në pako, të gjitha çështjet e veçanta të interesit të ndërsjellë. Duhet përsëritur këtu se çdo zvarritje e mëtejme e marrëveshjes me Serbinë mbanë peng stabilitetin afatgjatë të Kosovës dhe konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë përmes rrumbullakësimit të subjektivitetit të saj, deri në anëtarësim të plotë në NATO, BE dhe OKB!
Duhet komunikim dhe koordinim sistematik me Administratën e re amerikane të Presidentit Biden, me Brukselin, Berlinin, Londën, Parisin Romën, si dhe shumë vende tjera aleate, të vullnetshme për të ndihmuar. Levat për arritjen e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete janë te këta aleatë dhe miq. Pra, qeveria e Kosovës duhet të harmonizojë politikat dhe interesat e saj me politikat e partnerëve tonë në Ballkan dhe interesat e tyre.
Mos e dërgoni Kosovën në klub me Palestinën.
Kosova, sot ka nevojë, mbase më shumë e kurrë më parë që nga lufta, për bashkëpunim, koordinim, bashkërendim dhe marrëveshje me aleatët dhe miqtë e saj! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze