LAJMI I FUNDIT:

Zhegrova deklarohet si lojtar i Lilles

Zhegrova deklarohet si lojtar i Lilles

Edon Zhegrova është deklaruar për herë të parë si lojtar i Lilles.

Reprezentuesi i Kosovës e kompletoi kalimin te kampioni në fuqi i Ligue 1, duke bërë një hap të madh në karrierë.


Zhegrova është shprehur i lumtur pas nënshkrimit me Lille, duke premtuar se do të jap maksimumin.

“Sot ndihem i lumtur dhe krenar. Është një ditë e madhe për mua, një hap i madh në karrierën time, në një kampionat të madh, në një klub me lojtarë të mëdhenj, me të cilët do të mund të përparoj”.

“Doja shumë të vija këtu dhe kjo ndodhi, ndaj jam shumë i lumtur. Tani do të bëj më të mirën për LOSC”, u shpreh tutje ai.

22-vjeçari i është bashkuar klubit me kontratë pesëvjeçare. Ai ka vendosur të veshë fanellën me numrin 23. /Telegrafi/