LAJMI I FUNDIT:

Të dyshuarit ende në arrati, gjuajtën me armë drejt policëve pasi vodhën ari në Dobërdol të Podujevës

Të dyshuarit ende në arrati, gjuajtën me armë drejt policëve pasi vodhën ari në Dobërdol të Podujevës
Foto: Arkiv

Dy persona mbrëmjen e së enjtes kishin shtënë me armë zjarri drejt zyrtarëve policor në fshatin Dobërdol të Podujevës.

Deri të kjo kishte ardhur pasi të dyshuarit ishin futur në një shtëpi për të vjedhur, derisa në shtëpi nuk gjendej askush.


Pronarët e shtëpisë i kishin parë përmes kamerave të sigurisë personat që kishin hyrë në shtëpi dhe kështu e lajmëruan policinë të cilët dolën në vendin e ngjarjes.

Në tentim për t’i arrestuar të dyshuarit zyrtarët policorë u përballën me plumba, pasi të dyshuarit ishin të armatosur dhe shtien drejt tyre.

Nuk raportohet për të lënduar gjatë ngjarjes, ndërkaq sipas informacioneve të dyshuarit kanë arritur të marrin nga shtëpia stoli ari dhe gjëra të tjera të vlefshme për familjen.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve në fshatin Dobërdol të Podujevës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:20.

Dy persona shtien me armë zjarri në drejtim të policëve në Podujevë
Lexo po ashtu Dy persona shtien me armë zjarri në drejtim të policëve në Podujevë

“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Dobërdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar”, deklaroi Ahmeti për Telegrafin.

Tutje, ajo shtoi se policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj policëve në fshatin Dobërdol.

Bulliqi dënon sulmin me armë zjarri ndaj policëve në Podujevë
Lexo po ashtu Bulliqi dënon sulmin me armë zjarri ndaj policëve në Podujevë

Bulliqi ka thënë se sulmi me armë zjarri ndaj kujtdo qoftë është akt i papranueshëm, e veçmas kur ndodhë ndaj organeve të rendit, transmeton Telegrafi.

“Kam pranuar informatën se gjatë mbrëmjes në fshatin Dobërdol janë sulmuar me armë zjarri pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Sulmi me armë zjarri ndaj kujtdo qoftë është akt i papranueshëm, e veçmas kur ndodhë ndaj organeve të rendit. Me këtë rast e dënoj ashpër sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve policorë në fshatin Dobërdol”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori