LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Milanit me pankartë dhe brohoritje për Shevchenkon – ukrainasi emocionohet në rikthimin e tij në “San Siro”

Tifozët e Milanit me pankartë dhe brohoritje për Shevchenkon – ukrainasi emocionohet në rikthimin e tij në “San Siro”

Trajneri i Genoas, Andriy Shevchenko, dukej vërtet i prekur pasi ultrasit e Milanit në San Siro përshëndetën legjendën e klubit me pankarta dhe brohoritje.

Ukrainasi thuhej se do të shkarkohet pas kësaj ndeshjeje të raundit të 1/16 të Kupës së Italisë, pavarësisht rezultatit, vetëm dy muaj pasi mori drejtimin nga Davide Ballardini.


Shumë media shkruajnë se pronarët e Genoas kanë vendosur tashmë të shkarkojnë Shevchenkon dhe të sjellin një zëvendësues për të.

Prandaj, ai ishte tashmë pak emocional kur u kthye në “San Siro”, vend që kishte qenë shtëpia e tij për kaq shumë vite si lojtar në dy periudha të ndryshme.

Shevchenko dukej se kishte disa lot në sytë e tij teksa i bëri me dorë turmës kur ata brohorisnin emrin e tij përpara fillimit të ndeshjes.

Me fillimin e ndeshjes, ultrasit e Milanit shpalosën edhe një pankartë të madhe për ish-sulmuesin.

“Një histori e gjatë dashurie, vështrimi në Mançester i skalitur në zemrat tona. Sheva, legjendë përgjithmonë”.

Fraza:”Vështrimi në Mançester”, sigurisht iu referua shikimit të Shevchenkos ndaj gjyqtarit, ndërsa ai po përgatitej për të ekzekutuar penalltinë vendimtare në fitoren e finales së Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit në Old Trafford në 2003.

Milani me atë gol mori trofeun më të lakmuar për klub në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori