LAJMI I FUNDIT:

Peja triumfon bindshëm ndaj Bashkimit

Peja triumfon bindshëm ndaj Bashkimit

Peja ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 101:71 (27:10, 29:23, 24:15, 21:23), në kuadër të javës së 15-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit e filluan lojën shumë më mirë dhe qysh në fillim krijuan epërsi prej 10 pikësh, 14:4, e me kalimin e minutave kjo epërsi është rritur edhe më shumë, duke e fituar çerekun e parë 27:10.


Pejanët e thelluan edhe më shumë epërsinë në periudhën e dytë, për të dëshmuar dominimin në këtë përballje, dhe tre minuta pas fillimit të kësaj pjese, epërsi shkoi në 29 pikë, 42:13. Më pas u zhvillua një lojë më e barabartë, me mysafirët që u këndellen paksa, kurse skuadrat shkuan në pushim me shifrat 56:33.

Verdhezinjtë nuk u ndalën as në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, për të thelluar edhe më shumë epërsinë, ndërsa prizrenasit assesi të riktheheshin në lojë. Vendasit vazhduan dominimin në parket, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 80:48. 10 minutat e fundit ishin formalitet dhe Peja triumfoi me rezultat 101:71.

Te Peja u dalluan Arian Qallaku me 20 pikë, katër kërcime, katër asistime, Tyrone White me 16 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime dhe Stephen Maxwell me 18 pikë e nëntë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Anton Kazarnoski me 12 pikë e dhjetë kërcime dhe Valon Bunjaku me 17 pikë.

Peja ka dhjetë fitore dhe pesë humbje, kurse Bashkimi tetë fitore dhe shtatë humbje.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori