LAJMI I FUNDIT:

Barella zbulon sekretin e tij dhe paralajmëron Juventusin për finalen e Superkupës së Italisë

Barella zbulon sekretin e tij dhe paralajmëron Juventusin për finalen e Superkupës së Italisë

Nicolo Barella ka zbuluar se si është bërë njëri nga mesfushorët më të mirë në Itali dhe ka paralajmëruar Juventusin përpara përballjes në Superkupën e Italisë.

Italiani kujtoi vitin e tij ‘fantastik’ 2021 dhe zbuloi objektivat e tij për të ardhmen në një intervistë të publikuar në programin e ditës së ndeshjes.


“Ishte një vit fantastik, i cili u bë unik nga Serie A dhe Euro 2020. E përfundova vitin duke nënshkruar një vazhdim të kontratës dhe jam krenar për këtë”, ka thënë fillimisht Barella.

“Shpresoj të fitoj më shumë trofe në të ardhmen, por tani duhet të fokusohemi në të tashmen dhe të luajmë Superkupën, kanë mbetur edhe shumë ndeshje para fundit të sezonit”.

Zyrtare: Barella vazhdon me Interin deri në vitin 2026
Lexo po ashtu Zyrtare: Barella vazhdon me Interin deri në vitin 2026

“Dua të fitoj Superkupën, si bashkëlojtarët. Juventusi dominoi ligën në vitet e fundit dhe është një ekip me lojtarë të mrekullueshëm. Është gjithmonë e vështirë të luash kundër tyre, por ne jemi kampionë të Italisë dhe duam këtë kupë”.

Barella është njëri nga mesfushorët më të mirë në Itali dhe tashmë ka mjaft përvojë, pavarësisht se është vetëm 24-vjeçar.

“Sekreti im qëndron pas atij fëmije që shikonte çdo ndeshje futbolli me babanë e tij”, shtoi ylli italian.

Barella dhe Bastoni lartësojnë Inzaghin, tregojnë dallimin mes tij dhe Contes
Lexo po ashtu Barella dhe Bastoni lartësojnë Inzaghin, tregojnë dallimin mes tij dhe Contes

“Unë u përpoqa të mësoja sa më shumë që munda dhe më pas u stërvita në fushë deri afër me gjithë energjinë dhe vendosmërinë e lojtarit që shihni sot”.

“Nëse do të mund t’i jepja këshilla vetes sime më të ri, ndoshta do të thosha t’i jepja vetes pak kohë, sepse me kohë dhe vendosmëri njeriu gjithmonë mund të përmirësohet”, përfundoi mesfushori i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori