LAJMI I FUNDIT:

Parashuta me ditëlindjen e Borës dhe ftohja e raporteve me Donaldin, Beatrix Ramosaj diskuton dyshimet e saj në spektaklin e BBV

Parashuta me ditëlindjen e Borës dhe ftohja e raporteve me Donaldin, Beatrix Ramosaj diskuton dyshimet e saj në spektaklin e BBV
Foto: Top Channel

Mbrëmja e së martës ka qenë e mbushur me emocione në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në Big Brother VIP është diskutuar për një nga ngjarjet më të diskutuara të javës, ku mbi shtëpi ka fluturuar një parashutë për Donaldin, në të cilën shkruhej data 9 janar.

Aktorit ia ka marrë mendja se çfarë mund të jetë, pasi 9 janar është ditëlindja e ish-të dashurës së tij, prezantueses Bora Zemani.


Me këtë të fundit, ai kishte pasur një takim romantik në një prej netëve live të BBV, vetëm pak javë para se të krijonte një lidhje të re me Beatrix Ramosajn.

Këngëtarja e njohur është ftuar të martën në dhomën e rrëfimit për të dhënë komentet e saj në lidhje me këtë situatë.

Nga tradhtia, divorci e deri te azili i dështuar në Suedi, Arjola Demiri bën rrëfimin emocional në BBV: Kam tentuar të vras veten
Lexo po ashtu Nga tradhtia, divorci e deri te azili i dështuar në Suedi, Arjola Demiri bën rrëfimin emocional në BBV: Kam tentuar të vras veten

“Është presion shumë i madh. Nuk është se s’jam munduar thjeshtë nuk më ka dalë muhabeti. Frikë nuk kam, më mirë ta dijë saktë që në qoftë se ka ndryshuar ndjesia, të jem në rregull me veten. Më mirë ta dijë se sa të vazhdoj diçka që ai nuk e…”, ka thënë ndër të tjerash Ramosaj kur është pyetur se pse nuk e ka diskutuar me Donaldin këtë.

Tutje, opinionistet e spektaklit i kanë thënë këngëtares se ajo nuk duket e lumtur si në fillimet e saj me aktorin, duke e pyetur pse po ndodhë kjo gjë.

Në momentin që Arbana e ka pyetur se a mendon që Donaldi mund të ketë mendime rreth të kaluarës, së cilës ajo i është përgjigjur: “Mendoj…nuk e di”.

Çifti përndryshe kanë qenë të komentuar gjatë gjithë javës në mediat rozë për një raport të ftohur që kanë shfaqur karshi njëri-tjetrit gjatë këtyre ditëve. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Kalo në kategori