LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës: Rrugët janë të kalueshme, shoferët të kenë kujdes gjatë ngasjes në viset malore

Ministria e Infrastrukturës: Rrugët janë të kalueshme, shoferët të kenë kujdes gjatë ngasjes në viset malore

Edhe sot janë duke vazhduar reshjet e borës në Kosovë, por sipas Ministrisë së Infrastrukturës të gjitha rrugët që janë në menaxhimin e saj janë të kalueshme.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani.

“Sipas informatave nga menaxheret e regjioneve gjendja e rrugëve është e mirë. Kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së kanë intervenuar gjatë tërë kohës në pastrimin e rrugëve. Në viset malore ngasja e automjeteve të jetë me kujdes të shtuar për shkak të kushteve atmosferike”, tha Osmani.


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e dytë e muajit janar do të kushtëzohet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Kjo situatë e motit sipas IHK-së do të krijohet për shkak të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Fillon dimri i vërtetë - ulje e temperaturave e reshje bore gjatë kësaj jave
Lexo po ashtu Fillon dimri i vërtetë - ulje e temperaturave e reshje bore gjatë kësaj jave

Temperaturat minimale për gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -8 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius.

Në viset malore përveç reshjeve të dendura të borës parashihen temperatura më të ulëta për 3-5 gradë Celsius, varësisht nga lartësia mbidetare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Ekonomi
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Botë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Kalo në kategori