LAJMI I FUNDIT:

Pas pritjeve në kufirin Serbi-Hungari, bashkatdhetarët përballen me situatë të njëjtë edhe në Kroaci – 20 orë pritje për ta kaluar kufirin

Pas pritjeve në kufirin Serbi-Hungari, bashkatdhetarët përballen me situatë të njëjtë edhe në Kroaci – 20 orë pritje për ta kaluar kufirin

Pritjet e gjata në pikat kufitare për bashkatdhetarët tanë, duket se nuk do të marrin fund.

Pas pritjeve të gjata mbi 20 orë në kufirin Serbi-Hungari, për të cilat raportoi gjatë ditës Telegrafi, me një gjë të tillë po përballen edhe bashkatdhetarët në kufirin me Kroacinë.

Kështu ka bërë të ditur, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi në Facebook.


Musliu ka thënë se 31 autobus nga Kosova që 20 orë janë duke pritur që të kalojnë kufirin kroat.

“Pas 9 orë pritje në Merdare, kompanitë e autobusëve nga Kosova, që bartin bashkatdhetarët tanë, këtë fundjavë po ballafaqohen edhe në Kroaci me pritje 20 orëshe. Kur do të marrin fund maltretimet e njerëzve tonë nëpër kufijtë ballkanik?”, ka shkruar Musliu.

Vazhdon maltretimi i bashkatdhetarëve në pikat kufitare, më shumë se 20 orë pritje në kufirin Serbi-Hungari
Lexo po ashtu Vazhdon maltretimi i bashkatdhetarëve në pikat kufitare, më shumë se 20 orë pritje në kufirin Serbi-Hungari

Postimi i plotë:

31 Autobus nga Kosova qe 20 orë po presin ta kalojnë kufirin kroat.

Pas 9 ore pritje në Merdare, kompanitë e autobusëve nga Kosova, që bartin bashkatdhetarët tanë, këtë fundjavë po ballafaqohen edhe në Kroaci me pritje 20 orëshe. Kur do të marrin fund maltretimet e njerëzve tonë nëpër kufijtë ballkanik?

A janë këto pritje normale apo thjeshtë trajtim çnjerëzor ndaj udhëtarëve dhe kompanive të autobusëve?

A duhet të mbyllim sytë ndaj këtyre kushteve dhe pastaj të reagojmë kur ndodhin tragjeditë???

Këta persona që maltretohen nëpër kufijtë e ish Jugosllavisë, janë të njëjtit që në kohë zgjedhjesh dhe në kohë krizash vërshohen me elozhe patetike.

Qeveri, pyet njëherë ç ‘janë këto pritje? Pse qytetarët tanë po ballafaqohen me këto pritje kaq të gjata?

A del Ambasada jonë në Kroaci ndonjëherë të shohë çfarë po ndodhë?

Ku të ankohen këta njerëz dhe këto kompani? /Telegrafi/