Çaji i kësaj bime është më i miri për reumatizmin, artritin, osteoporozën: Plus përtërin flokët, thonjtë dhe largon toksinat!
Nuk rekomandohet vetëm për personat që kanë gurë në veshka
Për shkak të përbërjes së tij, bima e quajtur këputja e arave (Equisetum arvense) është një nga bimët më të vjetra të përdorura në mjekësinë popullore.
Përfitimet më të mëdha të kësaj bime, e cila quhet ndryshe edhe bishti i kalit, janë përbërja e saj – është e pasur me kalcium natyral, magnez, kalium dhe silikon, ndaj ndihmon shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.
Këputja e arave gjithashtu përmban flavonoide (antioksidantë) dhe një përbërje të fuqishme – saponin, transmeton Telegrafi.
Kjo bimë apo çaji i kësaj bime rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga reumatizma, artriti, osteoporoza, sepse mund të përmirësojë elasticitetin e kyçeve dhe ndrydhjet dhe gjithashtu mund të ndihmojë me problemet e tendinave dhe ligamenteve.
Përdoret për ndalimin e gjakderdhjes, kurimin e ulcerave dhe plagëve, sëmundjet e veshkave dhe kurimin e tuberkulozit.
Krahas qëllimeve shëndetësore, këputja e arave mund të përdoret edhe në shërbim të bukurisë sepse stimulon rritjen e flokëve dhe thonjve, si dhe ndikon në shfaqjen e celulitit, sepse stimulon nxjerrjen e lëngjeve dhe toksinave të grumbulluara në trup.
Receta për çajin
Një lugë bishtkali 200 lugë hidheni në 200 ml ujë të vluar dhe ziejini për 5 minuta në temperaturë mesatare. Pas kësaj mbulojeni çajin për rreth 15 minuta, pas së cilës është e nevojshme ta kulloni.
Çaji pihet para ngrënies, me stomakun bosh. Edhe pse jashtëzakonisht i shëndetshëm, ky çaj nuk rekomandohet për personat që kanë gurë në veshka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'