LAJMI I FUNDIT:

Grabitjet e armatosura në Kosovë, Islami: Kamerat e sigurisë dhe një forcë e reagimit të shpejtë për luftimin e kësaj dukurie

Grabitjet e armatosura në Kosovë, Islami: Kamerat e sigurisë dhe një forcë e reagimit të shpejtë për luftimin e kësaj dukurie

Shqetësuese po shihen rastet e shpeshta të grabitjeve të armatosura në Kosovë, të cilat në disa raste kanë pasur edhe epilog tragjik, kurse grabitësit-vrasës të shumtën e rasteve vazhdojnë të jenë të lirë.

Edhe viti 2022 nisi me grabitje të armatosura.  Dy ditë më parë (06 janar) në Prishtinë ndodhën dy raste të grabitjes. Cak i grabitësve të armatosur ishte një objekt i PTK-së dhe një institucion mikrofinanciar.

Një dukuri e tillë, sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Avni Islami, tregon edhe jo-efikasitetin e organeve të sigurisë.


Sipas tij, vendosja e kamerave nëpër hapësira të ndryshme publike do të ndihmmonte në parandalimin dhe kapjen e autorëve të grabitjeve.

Brenda një ore u plaçkiten tri barnatore në Suharekë, dalin pamjet
Lexo po ashtu Brenda një ore u plaçkiten tri barnatore në Suharekë, dalin pamjet

Islami në një prononcim për Telegrafin tha se nuk janë vetëm bankat cak i grabitjeve, por edhe subjekte tjera afariste si pompat e derivateve, barnatoret, marketet e vende të tjera ku plaçkitësit konsiderojnë se mund të ketë një shumë më të madhe parash.

Në lidhje me këtë, sipas tij, edhe Policia e Kosovës do të duhej të ndërmerrte masa, duke u përshtatur dhe duke rritur shpejtësinë e reagimit.

“Një nga fenomenet që e përcollën vitin që kaloi, por edhe në këtë vit që kemi hyrë janë grabitjet e armatosura. Realisht, mund të thuhet se grabitjet, të cilat po ndodhin në vendin tonë janë grabitje të dhunshme, me armë të zjarrit, qoftë me pistoleta, por edhe me armë luftarake si kallashnikov. Kjo tregon një jo-efikasitet të organeve të sigurisë”, tha Islami për Telegrafin.

“Ne si shoqëri po kalojmë në një trend ku qëllimi e arsyeton mjetin. Kemi pasur raste kur gjatë grabitjeve kanë ndodhur edhe vrasje, por që fundin e vitit 2021 dhe këtë vit e karakterizon edhe një element tjetër. Ajo që vlen të theksohet është se më herët kanë qenë cak i plaçkitjeve bankat, ku është konsideruar se ka sasi më të madhe të parave dhe vende ku janë të depozituara para. Ndërsa,  kohëve të fundit, cak i grabitjes janë objekte të tjera si: marketet, barnatoret, pompat e benzinës. Të gjitha ato vende ku e konsiderojnë që mund të jetë një shumë parash, po kryhen vjedhje, apo plaçkitje”, tha ai.

Vendosja e kamerave të sigurisë, sipas tij do të ishte njëra ndër gjërat që do të ndihmonte për të zvogëluar numrin e grabitjeve, por edhe të ndihmonte policinë që të reagonin më shpejt.

Grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
Lexo po ashtu Grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

“Meqë kryerësit e këtyre veprave kanë ndërruar qasje, mendoj se edhe institucionet e sigurisë duhet të përshtaten, në mënyrë që të zvogëlohet apo eliminohet kjo dukuri. Një nga efektet do të duhet të bëhej nga ana e shtetit është vendosja e kamerave të sigurisë. Mbulimi sa më i madh hapësirave publike me kamera dhe Policia e Kosovës të jetë në gjendje të gatishmërisë. Të ketë një forcë të reagimit të shpejt në mënyrë që sa më shpejt të mbërrinin në vendin e ngjarjes, sepse edhe vonesa e policisë i trimëron ata që po kryejnë grabitje të armatosura apo të çfarëdo forme. Dhe, përveç kamerave të sigurisë do të duhej të rritej vigjilenca edhe e vet qytetarëve në mënyrë që sadopak që të shohin të dyshuar ta lajmërojnë policinë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai.

Tutje, Islami tha se me këtë fenomen do të vazhdojmë të përballemi, duke qenë se situata e rëndë ekonomike e sociale mund t’i shtyjë persona të ndryshëm të merren me aktivitete kriminale për të ardhur te paratë.

“Më këtë fenomen do të përballemi edhe vitet e ardhshme, sepse njëra ndër elementet që ka ndikuar në rritjen e numrit të plaçkitjeve është gjendja e rëndë ekonomike e sociale ku po shohim. Të rinjtë nuk gjejnë zgjidhje për shkak të papunësisë. Vetëm vitin që shkoi numri i aplikantëve për vizë pune në Ambasadën gjermane ishte mbi 56 mijë. Pra të rinjtë nuk shohin perspektivë  dhe kësisoj shumë lehtë marrin veprime të paligjshme dhe kriminale”, u shpreh Islami.

Më 29 dhjetor në Mitrovicë u vra pronari i një dyqani gjatë një grabitje të armatosur.

Ndërsa në nëntor grabitësit e armatosur plagosën babë e bir, në tentim për të grabitur një  argjendari në Prizren.

Gjatë nëntorit, një grabitje e armatosur ka ndodhur në magjistralen Gjilan – Prishtinë, më saktësisht në fshatin Parallovë. Persona të armatosur sulmuan me armë automjetin e kompanisë “Besa Security” dhe grabitën paratë që po transportoheshin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori