LAJMI I FUNDIT:

Kriptovalutat, Policia në Leposaviq konfiskon 272 pajisje dhe arreston një person  

Kriptovalutat, Policia në Leposaviq konfiskon 272 pajisje dhe arreston një person  

Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të pajisjeve për minim të kriptovalutave.

Kështu bën të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai bën të ditur se në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj pajisjesh dhe është arrestuar një person.


“Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente.

Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, shkruan Sveçla në Facebook.

Vendimi për krizë energjetike dhe ndalimi i prodhimit të kriptovalutave - konfiskohen 70 aparate për prodhimin e kriptovalutave
Lexo po ashtu Vendimi për krizë energjetike dhe ndalimi i prodhimit të kriptovalutave - konfiskohen 70 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Ndërsa, Policia e Kosovës njofton se mjetet e konfiskuara janë:  Antminer S9i 14.0T-128 copë, Antminer S9 13.5T-117 copë, Antminer S9 13.0T- 5 copë, Antminer S9i 14.5T- 19 copë, Antminer S9 10.5T- 3 copë.

Lidhur me këtë ka njoftuar edhe Dogana e Kosovës.

“Sot më 08/01/2022, në Komunën e Leposaviqit/Mitrovice e Veriut, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës bazuar në autorizimet ligjore, të përkrahur nga Policia e Kosovës, kanë kryer një kontroll në ndërtesën e një subjekti afarist, ku kanë gjetur se në një shtallë të përshtatur janë vendosur pajisje të mihjes së kriptovalutave të llojit antminer, në sasi prej 272 cope, që kanë qenë duke operuar ilegalisht.

Zyrtarët a angazhuar në këtë operacion kanë bërë sekuestrimin e pajisjeve dhe kanë shoqëruar personin përgjegjës për procedim penal.

Lidhur me këto të gjetura është njoftuar Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me ç’rast Prokurori ka udhëzuar për veprimet hetimore ndaj personave përgjegjës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në fund të muajit dhjetor Kuvendi i Kosovës miratoi vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.

Kriza me energji elektrike në Kosovë ka bërë që Qeveria të ndaloj prodhimin e kriptovalutave në vend.

Ndërkaq, pas këtij vendimi një ditë më parë në Mitrovicën e Jugut janë konfiskuar 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave, ndërsa tri të tjera në Surkish të Podujevës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori