LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për krizë energjetike dhe ndalimi i prodhimit të kriptovalutave – konfiskohen 70 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Vendimi për krizë energjetike dhe ndalimi i prodhimit të kriptovalutave – konfiskohen 70 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Në fund të muajit dhjetor Kuvendi i Kosovës miratoi vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.

Kriza me energji elektrike në Kosovë ka bërë që Qeveria të ndaloj prodhimin e kriptovalutave në vend.


E gjithë kjo ka ardhur pas rekomandimeve të Komitetit Teknik për Masat e Emergjencës në Furnizimin e Energjisë, i cili u formua së fundmi nga vet Ministria e Ekonomisë.

Ndërkaq, pas këtij vendimi një ditë më parë në Mitrovicën e Jugut janë konfiskuar 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave, ndërsa tri të tjera në Surkish të Podujevës.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike

Më 29 dhjetor 2021 me 57 vota për, asnjë kundër dhe 17 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të kishte marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlejë për 60 ditë.

Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Përmes këtij vendimi është vendosur edhe për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë – ky Komitet do të përbëhet nga një përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, një nga ZRRE, një nga KOSTT, një nga KEK-u, një nga KEDS, një nga KESCO, një nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, një përfaqësuese nga MPB-ja, një nga Komisioni për Miniera dhe Minerale dhe një anëtarë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë diskutimit ka thënë se miratimi i këtij vendimi, nuk do të thotë se masat do të vendosen menjëherë.

“Një shpallje e tillë nuk do të thotë marrja e masave të menjëhershme, por do të thotë marrje e masave për furnizim për konsumatorët. Miratimi i këtij vendimi do të thotë zbatim i menjëhershëm i masave. Propozimi i kësaj do të thotë vendosja e masave na afat për 60 ditë nga hyrja në fuqi, mirëpo Kuvendi mund ta vazhdoj këtë situatë”, tha Rizvanolli.

“Miratimi i këtij vendimi, nuk do të thotë se masat do të vendosen menjëherë, por ia jep të drejtën Qeverisë të ndërmarr masa sipas nevojës, andaj ju ftoj ta miratoni këtë vendim”, ka shtuar ajo.

Kriza energjetike ndalon ‘prodhimin’ e kriptovalutave në Kosovë

Kriza me energji elektrike në Kosovë ka bërë që Qeveria të ndaloj prodhimin [mining] e kriptovalutave në vend.

E gjithë kjo ka ardhur pas rekomandimeve të Komitetit Teknik për Masat e Emergjencës në Furnizimin e Energjisë, i cili u formua së fundmi nga vet Ministria e Ekonomisë.

Ministrja Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e tyre.

“Në fund të vitit të kaluar me vendim të Qeverisë së Kosovës kemi themeluar Komitetin Teknik për ‘Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë’. Ky Komitet Teknik ka mbajtur dy takime për të identifikuar dhe rekomanduar zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të rrethanave të krijuara nga kriza energjetike botërore. Duke u bazuar në rekomandimet e këtij Komiteti Teknik, javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës. Institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë me mbështetje të të gjitha institucioneve relevante, të cilat do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave. Këto obligime kanë për qëllim trajtimin e çfarëdo mungese të papritur ose afatgjatë të kapacitetit prodhues energjetik, kapacitetit të transmetimit apo të shpërndarjes së energjisë në mënyrë që të tejkalojmë krizën e energjisë pa rënduar më tej qytetarët e Kosovës”, kishte njoftuar Rizvanolli, përcjell Telegrafi.

Në Mitrovicën e Jugut konfiskohen 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave, 3 në Surkish të Podujevës

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së enjtes se në një operacion bastisje në Mitrovicën e Jugut në një banesë kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Sipas njoftimit, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale  në Mitrovicën e Jugut, nën dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme në orët e pasdites së sotme kanë realizuar një bastisje.

“Si rezultat i  hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni, me ç’rast  bastisja është realizuar në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ në Mitrovicën e Jugut. Gjatë  bastisjes  për veprimtari të kundërligjshme janë  gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se për pajisjet e gjetura dhe  veprimtarinë e  kundërligjshme hetuesit policor kanë identifikuar personin e dyshuar.

“Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka  sugjeruar që për  veprime të mëtejme hetimore  lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore”.

Ndërsa, po të enjten në fshatin Surkish të Podujevës janë konfiskuar tri aparate për prodhimin e kriptovalutave. /Telegrafi/