Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, ka folur pas rastit të vrasjes së një gruaje në Llaushë të Skenderajt nga bashkëshorti i saj si dhe rreth strategjisë që Qeveria e Kosovës është duke e hartuar në lidhje me parandalimin e dhunës në familje.
Shala tha se rasti i vrasjes së gruas nga Llausha e Skenderajt, mendohet se mund të ishte parandaluar nëse, sipas saj, përgjigjja institucionale do të ishte e drejtë.
Shala gjithashtu ka përmendur edhe rastin e vrasjes në lagjen Emshir të Prishtinës, vrasje kjo që ndodhi në mars të vitit 2020, ku tha se edhe aty ka pasur lëshime nga ana e zyrtarëve policorë.
” Është raportuar edhe në raste të tjera. Në rastin e vrasjes në Emshir, në mars të vitit 2020, nga një analizë e fakteve në lidhje me atë rast, është konstatuar se edhe në atë rast ka munguar prezenca e mbrojtësit të viktimë dhe për më shumë ka pasur lëshim nga ana e zyrtarëve policorë”.
“Kemi disa procedura standarde të veprimit. Është një dokument i cili përcakton veprimet specifike të cilat janë përgjegjëse për t’u kryer nga secili institucion përgjegjës për t’u përgjigjur në një rast të dhunës në familje”, është shprehur Shala në Klan Kosova.
Tutje, Shala tha se Qeveria e Kosovës në javën që vjen do ta miratojë Strategjinë Nacionale për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, që sipas saj, më këtë strategji synohet përmirësimi i situatës.
“Në javën që vjen të qeverisë do të miratohet Strategjia Nacionale për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, e cila është një strategji në të cilën kemi punuar të gjitha institucionet, përfshirë edhe shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë dhe kemi identifikuar mbi 140 aktivitete me të cilat synojmë që të kemi përmirësim të situatës”, është shprehur Shala.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë