LAJMI I FUNDIT:

Banka e Shqipërisë: Rritja ekonomike përtej çdo parashikimi

Banka e Shqipërisë: Rritja ekonomike përtej çdo parashikimi

Banka e Shqipërisë ka publikuar sot raportin e Vrojtimit të Biznesit dhe Konsumatorit sipas të cilit, “Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi rritje me 0.9 pikë në muajin dhjetor 2021”m sipas të cilit del se biznesi dhe konsumatorët në Shqipëri kanë rritur besimin në përmirësimin dhe progresin e ekonomisë në vijimësi.

Banka e Shqipërisë (BSh) dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, janë shprehur optimiste për pritshmërinë e rritjes ekonomike në vend.


Sipas BSh-së, sistemi bankar dhe ai financiar janë në gjendje të shëndetshme, ndërsa ekonomia është treguar rezistente ndaj pandemisë.

Teksa Ministria e Financave dhe Ekonomisë thekson se, “rritja ekonomike e pritshme për 2021 është përtej çdo parashikimi vendas apo të huaj, rreth 7.8 % në fund të vitit, një rritje ekonomike me bazë të gjerë, e cila përfshin të gjithë sektorët e ekonomisë”.

Ndonëse treguesi është rritur për të dytin muaj radhazi, ritmet e rritjes kanë qenë më të ngadalta sesa ato të përjetuara gjatë tremujorit të tretë, raporton atsh.

Sipas vrojtimit, rritja e TNE-së në muajin dhjetor u përcaktua nga përmirësimi i besimit konsumator dhe i besimit në sektorët e industrisë, të shërbimeve dhe të tregtisë.

Nga ana tjetër, besimi në sektorin e ndërtimit ka pësuar një rënie të dukshme, duke e ngadalësuar prirjen rritëse të TNE-së në këtë muaj. /ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori