Gjatë shtatzënisë, trupi kalon nëpër ndryshime të mëdha, të cilat përfshijnë presionin e gjakut, nivelin e sheqerit në gjak, hormonet dhe e gjithë kjo mund të çojë në marramendje
Është krejtësisht normale të keni marramendje në fillim të shtatzënisë dhe mund të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim, transmeton Telegrafi.
Çfarë mund të bëni kur keni marramendje?
1. Uluni dhe qetësohuni që të mos rrëzoheni. Nëse keni mundësi, vendosni kokën midis gjunjëve. Sa herë që uleni dhe ngriheni, bëjeni ngadalë.
2. Nëse keni mundësi të shtriheni, shtrihuni gjithmonë në anën tuaj të majtë. Kjo rrit sasinë e gjakut në trurin tuaj, kështu që menjëherë do të ndiheni më mirë.
3. Hani një diç mes vakteve, pini lëng frutash ose ujë për të rritur nivelin tuaj të energjisë.
4. Nëse rrobat tuaja janë të ngushta, sigurohuni që t’i zbërtheni ose, nëse mundeni, hiqni ato.
5. Nëse jeni në një hapësirë të mbushur me njerëz ose me zagushi, shkoni ngadalë në një vend ku ka më shumë ajër dhe ku ka më pak njerëz.
Si të parandaloni marramendjen në shtatzëni?
1. Asnjëherë mos u ngrihuni ose uluni befas.
2. Mos u shtrini në shpinë ose në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë.
3. Hani vakte të rregullta në intervale më të shkurtra, në mënyrë që sheqeri të mos ju bjerë. Shmangni
boshllëqet e mëdha midis vakteve.
4. Shmangni banjat e nxehta, sepse mund ta mbinxehin trupin.
5. Ushtrohuni lehtë. Kjo mund të çojë në marramendje.
6. Pini mjaftueshëm ujë që të mos dehidratoheni.
7. Merrni mjaftueshëm hekur.
Kur duhet të vizitoni një mjek?
Nëse marramendja është shumë e shpeshtë dhe shoqërohet me turbullim të shikimit, dhimbje gjoksi, gulçim, gjakderdhje vagjinale, është e rëndësishme të shkoni te mjeku sa më shpejt të jetë e mundur.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Dashuri apo obsesion?
Gratë humbasin ndjenjat e dashurisë në martesë shumë më shpejt se burrat, tregon një studim i ri
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Kush do ta kishte menduar: Ja sa kohë u duhet femrave që të mërziten nga seksi me të njëjtin mashkull
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje