LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e Man Utd sigurojnë Rangnick se mund të blejë lojtarë të rinj në janar

Drejtuesit e Man Utd sigurojnë Rangnick se mund të blejë lojtarë të rinj në janar

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, ka marrë siguri nga bordi drejtues i klubit se do të mbështetet nëse dëshiron të blejë lojtarë të rinj në afatin kalimtar të këtij muaji.

Sipas mediumit The Times, gjermanit Rangnick i është thënë nga klubi se nëse dëshiron të bëjë nënshkrime, ai do të mbështetet.


Me marrëveshjen e Rangnick me United duke përfshirë dy vjet shtesë në një rol konsulent, afati i tij i parë i transferimeve mund të japë një pasqyrë intriguese në planet e tij afatgjata.

Mesfushori i RB Leipzig, Amadou Haidara mund të jetë i pari në listë në një blerje prej 33 milionë funtesh me Rangnick që tashmë ka hyrë në bisedime me përfaqësuesit e tij muajin e kaluar.

Plotë 11 lojtarë duan të largohen nga Manchester United
Lexo po ashtu Plotë 11 lojtarë duan të largohen nga Manchester United

Një lëvizje për reprezentuesin e Malit, i cili ka një klauzolë blerjeje që mund të aktivizohet në verë, do të sinjalizonte synimin e United për të mbështetur Rangnick.

Lojtarë të tjerë të ndryshëm janë lidhur me një lëvizje në Old Trafford, ndërsa fondet mund të forcohen nga largimet e profilit të lartë. /Telegrafi/