LAJMI I FUNDIT:

Receta për gatimin e mishit të pulës në salcë toskane ka mbi tre milionë shikime!

Receta për gatimin e mishit të pulës në salcë toskane ka mbi tre milionë shikime!

Salca është aq kremoze sa nuk do të mund të ndaloni së ngjyeri bukën

Nëse ju pëlqejnë recetat italiane, mishi i pulës në salcë toskane me siguri do të jetë në listën tuaj të pjatave të preferuara!

Përbërësit:


▪ 4 fileta pule
▪ 1 vezë e madhe
▪ 3 luge miell
▪ kripë, piper
▪ rigon dhe trumzë të thatë
▪ spec i kuq
▪ vaj ulliri
▪ qepë
▪ 2 thelpinj hudhra
▪ 160 gram domate të thara
▪ piper i kuq
▪ 1 lugë gjelle koncentrat domatesh
▪ 90 mililitra verë të bardhë
▪ 240 mililitra supë pule
▪ 90 mililitra salcë kosi
▪ 90 gram spinaq

Përgatitja:

Rrihni vezën dhe përzieni miellin me erëzat. Rrihni mishin dhe rrokullisni fillimisht në vezë, pastaj në miell. E skuqni në një tigan dhe e fusni në furrë, ku duhet të piqet edhe për dhjetë minuta të tjerë, ndërkohë që përgatisni salcën.

Skuqini qepën dhe hudhrën e grirë, më pas shtoni rigon dhe trumzë dhe spec djegës. I trazoni dhe i shtoni domatet e thara në diell, si dhe specin e prerë në formë shiritash.

Shtoni koncentratin e domates, ziejini për dy minuta dhe hidhni verën e bardhë. Nëse jeni duke e përgatitur këtë recetë për të gjithë familjen, anashkaloni verën e bardhë nëse keni fëmijë.

Më pas shtoni supën në salcë, hidhni kripë dhe piper, shtoni ajkën e kosit dhe ziejini edhe për disa minuta. Pak para fundit shtoni spinaqin, kthejeni pulën në tigan dhe shërbejeni sipër me majdanoz dhe parmigiano.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.