LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës për të zgjedhur kryesuesin

Sot mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës për të zgjedhur kryesuesin

Sot asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës do të mblidhen për të zgjedhur kryesuesin, ndërsa nëse i njëjti nuk zgjidhet sot, Kuvendi Komunal i Prishtinës shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Pavarësisht se ka numrin më të madh të asamblistëve Lëvizja Vetëvendosje ka hequr dorë nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Asamblisti nga kjo parti Gëzim Sveçla thotë se zgjedhja e kryesuesit është përgjegjësi e Përparim Ramës.


“Është detyrë, përgjegjësi dhe obligim i kryetarit të sapo zgjedhur dhe partisë së tij LDK, që ta bëjnë konstituimin e asamblesë dhe rrjedhimisht është në duar të tyre që ta zgjedhin kryesuesin e Kuvendit”, deklaroi për RTV Dukagjinin Sveçla.

Por se kush është propozuar për këtë pozitë nuk është bërë e ditur as nga LDK e as nga partia e tretë në Prishtinë, PDK, përcjell Telegrafi.

LDK në zgjedhjet për asamble komunale ka arritur që të sigurojë 14 vende, por kjo nuk është e mjaftueshme për të zgjedhur kryesuesin e Kuvendit Komuna

LDK-së i nevojiten edhe të paktën 12 vota nga subjektet tjera politike për të zgjedhur kryesuesin e Kuvendit.

Megjithëse kanë mbetur edhe 24 orë kur duhet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit, LDK ende nuk ka njoftuar për ndonjë marrëveshje me subjektet tjera.

Në lidhje me ftesën  që i është bërë Arben Vitisë për të drejtuar sektorin e Shëndetësisë në Prishtinë, nga LVV thonë se nuk kanë pranuar asnjëherë ndonjë ftesë të tillë.

“LVV ka një adresë. Kam dëgjuar Ramën për një ofertë të tillë, por në adresën tonë nuk ka ardhur ndonjë ftesë e tillë për Arben Vitinë apo për ndonjë bashkëpunim me LVV-në”.

Ndryshe, deri më tani është bërë publik vetëm emri i nënkryetarit Alban Zogaj dhe shefit të kabinetit, Vllaznim Osmani, por deri më tani nuk është publikuar emri i asnjërit prej 16 drejtorëve të drejtorive komunale.

Në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, kryesuesi i Kuvendit duhet të zgjidhet më së largu 30 ditë pas betimit të anëtarëve të asamblesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori