Zëvendësministrja e Shëndetësisë: Kosova është në fillim të valës së re të infektimeve me coronavirus
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, thotë se ardhja e mërgimtarëve nga Gjermania e Zvicra mund të kenë ndikuar në rritjen e rasteve me coronavirus.
Në Kosovë janë regjistruar sot 70 raste më shumë me coronavirus, krahasuar me një ditë më parë.
Mirëpo, Ministria e Shëndetësisë thotë se numrat janë grumbullim i mostrave të tri ditëve paraprake.
Zëvendësministrja Gexha-Bunjaku thotë se Kosova është në fillim të një vale të re infektimi me coronavirus.
“Jemi në fillim të një vale të re infeksionesh me coronavirus. Mirëpo kjo valë do të varet nga reagimi ynë si institucione por edhe nga reagimi i qytetarëve pasi kemi dy vite që përballemi me pandeminë dhe është mirë t’i shmangemi faktorëve të rrezikut”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gexha-Bunjaku.
“Rritja e numrit të rasteve të infektimit ka mundur të ndodhë pasi në këtë kohë kemi pasur një shtim të popullsisë në Kosovë gjatë dy javëve të fundit. Kanë ardhur mërgimtarë nga vende që kanë një situatë tejet të rënduar me pandemi siç janë Zvicra dhe Gjermania”, deklaroi tutje Gexha-Bunjaku, përcjell Telegrafi.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë ka shtuar se së shpejti do të diskutohet nevoja ose jo e shtimit të masave anti-COVID në vend.
“Ne tashmë kemi caktuar takim me Komisionin Këshillëdhënës që i raporton Ministrit të Shëndetësisë, dhe më pas do të jetë takimi me Komitetin që jep rekomandime për vlerësimin e situatës me pandeminë në vend, dhe më pas sigurisht se do të merren masat e nevojshme”, deklaroi tutje Gexhaj-Bunjaku.
Edhe ekspertët tjerë kanë paralajmëruar rritje të rasteve me coronavirus në vend pas shtimit të madh të rasteve të infektimit në rajon e botë me variantin Omicron.
Vetëm sot Maqedonia e Veriut ka pasur 15 vdekje e mbi një mijë raste me coronavirus, derisa në Mal të zi sot janë regjistruar rreth 2,600 raste të reja me coronavirus./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë
Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri
Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren
Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë