Nga: Jorge Luis Borges
Përktheu: Bajram Karabolli
Kaq vjet duke u shmangur dhe duke shpresuar … kur ja, më në fund, armiku u duk te shtëpia ime. E pashë nga dritarja duke u ngjitur me vështirësi përgjatë rrugës së mundimshme të kodrinës. Ecte duke u mbështetur në një bastun, në një palo bastun, i cili në duart e tij të plakura kurrsesi nuk mund të ishte një armë veçse një shkop. Nuk e pata të lehtë të dëgjoja atë që prisja: trokitjen e lehtë në derë. Pa nostalgji, hodha një sy mbi dorëshkrimet e mia, skicat me projekte gjysmë të përfunduara dhe studimin “Artemidori mbi ëndrrat”, një libër ky ca i paqartë, ngaqë nuk di greqisht. “Një herë tjetër”, thashë me vete, si i çakërdisur, dhe desha ta mbyll edhe më derën, por u tremba se ai jashtë mund të rrëzohej, ngaqë bëri disa hapa të ndërliksura. E hodhi bastunin, të cilin nuk ia pashë më, dhe, i dërrmuar, ra mbi shtratin tim. E kisha imagjinuar shumë herë, por, tërë shqetësim, vetëm në ato çaste pashë se i ngjante portretit të fundit të Linkolnit, sikur të qenkëshin vëllezër. Duhet të ishte ora katër e pasdites.
U përkula mbi të që të më dëgjonte.
– Dikush mendon se vitet ikin vetëm për tjetrin – i thashë – por ata ikin për të gjithë. Ja ku u takuam, më në fund, dhe çfarë ka ndodhur më përpara nuk ka kuptim.
Ndërsa unë flisja, vura re se kishte zbërthyer pardesynë. Dorën e djathtë e kishte futur në xhepin e xhaketës. Më bëri njëfarë shenje dhe atëherë pashë se atje kishte një revolver.
Dhe me një zë të prerë më tha:
– Kam hyrë gjithë keqardhje në shtëpinë tënde. Edhe pse nuk jam i mëshirshëm, tani më ka pushtuar dhembshuria.
U mundova të gjej disa fjalë. Nuk jam njeri i fortë dhe mendova se vetëm fjalët mund të më shpëtonin. Më në fund, munda t’i them:
– Është e vërtetë se ka ca kohë që kam keqtrajtuar një fëmijë, por ju tashmë nuk jeni ai fëmijë e as unë nuk jam më ai i pamendi. Veç kësaj, hakmarrja nuk është më pak fodulle dhe qesharake se falja.
– Pikërisht ngaqë tashmë nuk jam më ai fëmija – ma ktheu – më duhet t’ju vras. Nuk bëhet fjalë për ndonjë hakmarrje, por për një veprim drejtësie. Argumentet tuaja, Borhes, janë thjesht dredhi luftarake të tmerrit tuaj, sepse do t’ju vras. Ju tashmë nuk mund të bëni dot asgjë.
– Mund të bëj një gjë, – iu përgjigja.
– Çfarë? – më pyeti.
– Të zgjohem.
Dhe ashtu bëra.
Shënim: Autori në këtë tregim trajton temën e pleqërisë dhe të vdekjes dhe nuk është e vështirë të kuptohet se të dy personazhet këtu janë, njëherazi, një njeri, pra vetë autori, edhe pse kemi një dialog intensiv midis dy personave, autorit dhe armikut të tij, domethënë pleqërisë, vdekjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje