LAJMI I FUNDIT:

Mbërrijnë në Shqipëri 375 mijë doza të vaksinës Pfizer

Mbërrijnë në Shqipëri 375 mijë doza të vaksinës Pfizer

375 mijë doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri një ditë më parë, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen e dhënë në sigurimin e vaksinave antiCOVID. 

Manastirliu pak më ditë më parë njoftoi se Shqipëria do të marrë sasinë e parë të vaksinës Johnson&Johnson , përmes programit Covax, në vitin 2022.


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 1 milion qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, ndërsa mbi 110 mijë qytetarë janë vaksinuar me tre doza.

Qeveria shqiptare ka siguruar gjithashtu një kontratë të re me Pfizer prej 1.5 milion dozash me kompaninë Pfizer dhe do të vijojmë edhe më tej furnizimin me vaksina te tjera”, tha Manastirliu.

“Po kështu jemi duke vlerësuar në dinamikë situatën dhe në ndërkohë po vijojmë me investimet në sektorin shëndetësor për të siguruar Planin e Dimrit si dhe vazhdimit të rritjes së kapaciteteve qoftë sa i përket testimit dhe gjurmimit me shtimin e aparaturave të reja në ISHP, duke fuqizuar Urgjencën Kombëtare, ku një flotë e re prej 20 autoambulancash do të bëhet efektive brenda këtij viti duke mundësuar rritjen e përgjigjes ndaj rasteve urgjente si dhe kapacitetet spitalore, ku bëjmë të mundur edhe fillimin e investimit në spitalin infektiv, mbi 4 milionë euro për ta fuqizuar e për ta bërë një spital modern dhe qendër ekselence të sëmundjeve infektive”. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori