LAJMI I FUNDIT:

Rangnick tregon nëse do të ketë transferime te Man Utd në janar

Rangnick tregon nëse do të ketë transferime te Man Utd në janar

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ka folur për nënshkrimet e mundshme të ekipit të tij në afatin kalimtar të janarit.

Djajtë e Kuq fituar me rezultat bindës 3-1 në shtëpi ndaj Burnley në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.


Me këtë fitore, Unitedi i afrohet edhe më shumë pozitës së katër në tabelë, por ky nuk është synimi i vetëm sipas trajnerit Rangnick.

Manchester United kthehet te fitorja, Ronaldo gol dhe asist
Lexo po ashtu Manchester United kthehet te fitorja, Ronaldo gol dhe asist

Megjithatë, vëmendja e gazetarëve në fund të ndeshjes ishte nëse trajneri gjerman do të kërkoj përforcime në afatin kalimtar të janarit.

“Afati dimëror i transferimeve ka kuptim vetëm nëse rrit cilësinë. Deri më tani nuk kemi folur për këtë”.

“Fokusi im është te lojtarët aktualë, ne kemi mjaft lojtarë në skuadër”, ka thënë Rangnick pas fitores ndaj Burnely.

Ndeshjen e radhës, Unitedi e luan më 3 janar në shtëpi ndaj Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/