LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Arritëm të pengojmë rritje drastike të çmimit energjisë elektrike

Zaev: Arritëm të pengojmë rritje drastike të çmimit energjisë elektrike

Ish-kryetari i LSDM-s dhe kryeministri në largim, Zoran Zaev shprehet se në kushte të krizës botërore energjetike, arritëm të pengojmë rritje drastike të energjisë elektrike prej mbi 25 për qind dhe ta aktivizojmë prodhimin vendor për lehtësimin e goditjes së çmimeve. Çmimi i energjisë elektrike të furnizuesit universal – EVN HOME për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, do të rritet për 9,48 për qind lidhur me periudhën e llogaritur paraprakisht, siç informoi Komisioni rregullator për energjetikë.

Ai thekson se mbahet tarifa e lirë gjatë natës e rrymës, si dhe ajo për ditën e diel.


“Solidariteti i të gjithë aktorëve në sektorin e energjisë elektrike, reduktimi i shpenzimeve dhe kursimi është me rëndësi të madhe. Nuk do të ketë kufizime për energjinë elektrike. Të gjitha objektet e prodhimit vendas të energjisë elektrike janë në funksion të përballjes me sukses të krizës energjetike. Për momentin ka sasi të mjaftueshme të thëngjillit të parashikuar për funksionimin e TC Oslomej, si dhe për REK Bitola për operim me dy blloqe. TC Negotinë tashmë është përfshirë me gjysmë kapacitet, nga janari do të punojë me kapacitet të plotë, ndërsa nga janari do të përfshihet blloku i tretë i REK Bitola”, shkruan Zaev.

Zaev rikujton se në mbledhjen e sotme të qeverisë, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, janë siguruar 60 milionë denarë mbështetje financiare me Programin për mbrojtjen e rasteve të rrezikuara.

Kujtojmë se sot KRRE mori vendim për shtrenjtimin e rrymës elektrike prej 9.48% dhe po ashtu i hoq edhe tarifa e lirë nga ora 14:00 deri në orën 16:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori