LAJMI I FUNDIT:

Dani Alves: Nuk do të kthehesha te Barcelona, nëse president do të ishte Bartomeu

Dani Alves: Nuk do të kthehesha te Barcelona, nëse president do të ishte Bartomeu

Dani Alves nuk ka kujtime të mira nga ish-presidentin e Barcelonës, Josep Bartomeu, i cili ishte në krye të klubit kur mbrojtësi i djathtë u largua në vitin 2016.

Braziliani ka thënë se ai nuk do të pranonte një ofertë nga Bartomeu për t’u kthyer në Barcelonë kur ky i fundit ishte ende në krye.

“Nuk do të kisha pranuar një ofertë prej tij (Bartomeut). Unë u largova kur ai ishte president dhe nuk kishte kuptim të punoja përsëri me të”, ka thënë Alves për Alkass Sports Channels.


Alves vazhdoi të shprehë dëshirën e tij për të luajtur sërish me Lionel Messin te Barcelona. Sulmuesi argjentinas u largua në Paris Saint-Germain verën e kaluar, kur kontrata e tij me Blaugranat mori fund.

“Largimi i Messit ishte i vështirë, klubi kishte probleme dhe ishte e vështirë për ta mbajtur atë”.

“Unë isha kundër largimit të tij sepse ai është një legjendë e gjallë e Barcelonës. Për fat të keq, gjërat nuk shkuan ashtu siç donim, por shpresoj që ai të kthehet një ditë dhe ne mund të luajmë përsëri së bashku”, deklaroi ai.

Alves shprehu gjithashtu besimin e tij se rikthimi i Joan Laporta në presidencën e Barcelonës do të jetë i dobishëm për klubin.

“Kisha ndjenjën se do të kthehesha në Barcelonë, dhe megjithëse shumë njerëz menduan se ishte e çuditshme, unë jam kthyer”.

“Ne duhet të punojmë për të rindërtuar një Barcelonë të madhe dhe për këtë ne kemi nevojë për stabilitet dhe solidaritet”.

“Laporta do të rindërtojë klubin përsëri, dhe me kthimin e tij do të rikthehet stabiliteti. Ne jemi të lumtur që e kemi atë me ne”, ka thënë braziliani. /Telegrafi/