LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka flet për raportet me tifozët e Arsenali: Ka dashuri më shumë se në vitet e shkuara, por nuk do të jemi kurrë miq të ngushtë

Granit Xhaka flet për raportet me tifozët e Arsenali: Ka dashuri më shumë se në vitet e shkuara, por nuk do të jemi kurrë miq të ngushtë

Granit Xhaka e ka pranuar se ai dhe tifozët e Arsenalit mund të mos jenë kurrë “miqtë më të mirë”, por ai tani ndjen “shumë më shumë dashuri” nga tifozët besnikë në ‘Emirates’ sesa në vitet e shkuara.

29-vjeçari kishte tensione të mëdha në tetor të vitit 2019 me tifozët e Arsenalit.

Gjatë ditëve të fundit Unai Emery si trajner, Xhaka, atëherë kapiteni i klubit, reagoi me zemërim ndaj zhurmave që vinin nga turma e tifozëve kur u zëvendësua në ndeshje me Crystal Palace.


Për shpërthimin e tij, zviceranit iu hoq shiriti i kapitenit nga krahu dhe karriera e tij në Arsenal ishte në pikëpyetje, por gjërat kanë ndryshuar vit pas viti.

“Pas asaj që ndodhi dy vjet më parë ne ishim shumë larg njëri-tjetrit. Mendoj se hap pas hapi po afrohemi gjithnjë e më shumë, por nuk besoj se do të jemi miqtë më të mirë”.

“Ajo që mund t’u them njerëzve është se që nga dita e parë deri në ditën e fundit që jam këtu, do të bëj gjithçka për klubin e Arsenalit”, deklaroi mesfushori shqiptar.

Xhaka tani është lojtar i rregullt në formacion nën drejtimin e Mikel Artetas dhe pjesë e grupit drejtues të Topçinjve.

“Unë do të bëj gabime sepse të gjithë bëjnë. Ne nuk jemi perfekt. Por unë do të jap 100 për qind në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje. Ky është mesazhi im për tifozët”.

“Ndonjëherë keni keqkuptime dhe besoj se kjo ishte arsyeja e vetme e problemit që kishim mes nesh”.

“Ndjej shumë më tepër dashuri se një apo dy vjet më parë, por është një proces i ngadaltë që duhet të bëjmë me njëri-tjetrin”, deklaroi Xhaka.

Arsenali ka bërë përparim të madh në javët e fundit, kur arriti të fitojë disa ndeshje për tu ngjitur në pozitën e katërt ku është aktualisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Gjejeni se kush jam unë" - lojtari francez befason të gjithë në tubim me Kombëtaren e Francës

Përfaqësueset
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare
Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Premier League
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Kalo në kategori