LAJMI I FUNDIT:

Nëse do të udhëtoni, nga 28 dhjetori ndryshon gjithçka – disa vende evropiane kanë kushte të reja për të hyrë

Nëse do të udhëtoni, nga 28 dhjetori ndryshon gjithçka – disa vende evropiane kanë kushte të reja për të hyrë

Suedia është edhe një vend tjetër që ka paralajmëruar kufizime për të hyrë në këtë vend për pasagjerët e BE-së.

Nga 28 dhjetori e tutje, të gjithë pasagjerët që futen në këtë vend duhet të kenë me vete testin negativ të COVID-19, pavarësisht nëse janë vaksinuar.

Edhe shtatë vende tjera të BE-së (Portugalia, Irlanda, Qipro, Italia, Greqia e Austria) kërkojnë testin negativ për të gjithë të huajt që vijnë nga BE-ja, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo.


Edhe Finlanda ka paralajmëruar se së shpejti do të ndjekë këta hapa, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë pasagjerët me rastin e hyrjes në Suedi duhet të tregojnë testin negativ të coronavirusit, pa përjashtim nga cili vend vijnë. Kjo masë do të vlejë edhe për ata që janë vaksinuar apo janë shëruar nga COVID-19. Kjo masë nuk do të vlejë për personat më të ri se 12-vjeç, si dhe për pasagjerët me shtetësi suedeze apo ata që kanë leje qëndrimi në Suedi”, thuhet në kumtesë.

Vendimi është marrë për shkak të rritjes së raste me COVID-19 në mbarë botën – konkretisht me përhapjen e shpejtë të variantit të ri Omicron.

Ndryshe në fillim të kësaj jave, Komisioni Evropian ka vendosur që certifikatat e vaksinimit kundër COVID-19, do të vlejnë për vetëm nëntë muaj për udhëtime brenda vendeve të BE-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori