LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje derbi në gjysmëfinalen e Carabao Cup

Ndeshje derbi në gjysmëfinalen e Carabao Cup

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale në Carabao Cup në Angli.

Chelsea, Liverpool, Tottenham Hotspur dhe Arsenal janë katër skuadrat angleze që kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës.

Tanimë janë mësuar edhe çiftet gjysmëfinaliste në këtë garë shumë të rëndësishme.


Do të ketë derbi londinez mes Chelseat dhe Tottenham Hotspur që do të zhvillohet në Stamford Bridges.

Ndërkohë dueli tjetër do të jetë një derbi tjetër, ku përballë janë dy skuadrat e mëdha angleze Arsenal dhe Liverpool.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen me dy ndeshje, sistemi vajtje ardhje.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 5 janar, derisa ato të kthimit më 12 janar. /Telegrafi/