LAJMI I FUNDIT:

“Pagova 325 euro, por sërish pa rrymë”, Labinot Tahiri reagon ndaj reduktimeve të energjisë elektrike

“Pagova 325 euro, por sërish pa rrymë”, Labinot Tahiri reagon ndaj reduktimeve të energjisë elektrike
Foto: Facebook

KEDS ditën e djeshme (e mërkurë) bëri një njoftim duke treguar se do të ketë reduktime të rrymës për shkak të mbingarkesës së sistemit elektroenergjetik.

Ndonëse ky problem po vazhdon akoma, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta nga qytetarët e figurat publike duke shprehur pakënaqësitë e tyre.

Një të tillë e ka bërë edhe këngëtari e ish-deputeti nga Ferizaj, Labinot Tahiri, i cili thotë se ka paguar 325 euro, por që sërish nuk ka rrymë.


I njëjti shton se nëse qytetarët kanë borxh KEDS-i nuk ua fal, ndërsa kur ndodhë e kundërta dalin dhe kërkojnë falje e mirëkuptim.

Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“Dje e pagova 325 euro, por prap pa rrymë!

Jam ardh në perfundim, që ky popull e duron edhe kijametin☺️ veq me ju lajmru ma heret qështu si KEDS-I me sms ne pajtohemi me fatin!

Kur qytetari i ka borgj KEDS-it, nuk i’a fal po shkon e i’a këput rrymen në shtyllê pa fije rahmeti!

E kur qytetarêve KEDS-i i’u ka borgj dhe i lë në terr, kêrkonë falje dhe mirëkuptim!

Nejse: Popull Bujar jem ne , kush nuk bën zë por rrim qështu ndër-jorgan tuj than behet mirë!!

Mundesisht nesër mos e leshoni fare se vallah ju kuptojmë se jeni “shumë korrekt”

Duron ky popull duron bacooo grahni…”. /Telegrafi/

Foto: Telegrafi

Në trend Magazina

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Magazina

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kalo në kategori