LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj, Dugollit: Qeveria me deklarata më shumë dëmtoi se ndihmoi aksionin në Brezovicë

Demhasaj, Dugollit: Qeveria me deklarata më shumë dëmtoi se ndihmoi aksionin në Brezovicë

Deputeti i LVV-së Enver Dugolli dhe drejtori i “Çohu” Arton Demhasaj kanë debatuar në lidhje me atë se kujt i takojnë meritat për aksionin policor në Brezovicë.

Dugolli në “Debat Plus” ka thënë se vullneti i Qeverisë për ta luftuar korrupsioni ishte ndër faktorët kyç edhe për aksionin në Brezovicë.


Demhasaj ka reaguar duke thënë se ky vullnet politik nuk e ndihmon prokurorin e rastit apo ekipin e  tij për të zhvilluar aksionin.

“Qeveria e Serbisë ka reaguar pikërisht kur ka reaguar zoti Sveçla pasi në momentin kur Qeveria tenton të ndërhyjë dhe i jep konotacion politik rastit, reagon Serbia dhe thotë: “Qeveria Kurti po bënë terror mbi minoritetet dhe serbët atje”. Kjo më tepër shkakton telashe se e ndihmon një aksion të tillë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Demhasaj thotë se politika sa herë flet për drejtësinë e pengon punën e tyre.

“As zoti Sveçla dhe askush tjetër nga kabineti qeveritar nuk duhet të përzihet në raste të ngjashme. Politika është mirë të mos flasë për sistemin e drejtësisë. Qeveritarët duhet ta lenë drejtësinë ta bëjnë punën e tyre. Në rast se ka raste që duhet të ndërhyjnë, atëherë duhet të merren masa ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve”, tha ndër të tjera Arton Demhasaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori