Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në një konferencë për media ka thënë se do të ushtroj padi ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci pas akuzave që ky i fundit i bëri sot në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi.
“Për akuzat që më bëri ministri duke më bërë pjesë të krimit të organizuar, unë do të ngris padi ndaj ministrit Peci dhe do ta mbroj dinjitetin tim si deputete e Kosovës”, tha Musliu.
E pyetur se si e komenton deklaratën e ministrit Peci, i cili tha se “ndaq gjuni me ujë, ndaq me plumba qysh keni gjujtë në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin”, Musliu tha se “nuk e kam gjuajtur askënd me plumb as në ta kaluarën as tash, e kam gjuajtur me ujë për t’ia ndërprerë akuzat që bënte ndaj meje”.
Ajo shtoi se gjithë përplasja e sotme mes saj dhe ministrit Peci ka ardhur si rezultat i anulimit të vendimit për thirrjen e granteve për bujqit.
“Siç jeni në dijeni nga data 25 nëntor kam kërkuar sqarim nga ministri Faton Peci për të ditur se çfarë ka ndodhur me thirrjen për grante që është bërë në janar të vitit 2020. Në seancë plenare të Kuvendit kur e kam pyetur ministrin, ministri ka thënë se kjo thirrje është anuluar. Në pyetjen time se përse nuk janë njoftuar bujqit për anulimin e kësaj thirrje, ministri nuk më ka kthyer përgjigje. Kam pritur që të marr përgjigje me shkrim, por ministri nuk më ka kthyer. Pastaj kam shfrytëzuar të drejtën time si deputete dhe më 2 dhjetor të këtij viti i kam nisur pyetje të protokullar. Me datën 3 dhejtor ministri pasi e ka marrë pyetjen time me shkrim, me 7 dhjetor e ka publiku vendimin për anulim të kësaj thirrje”, ka thënë Musliu.
Deputetja ka akuzuar ministrin se ka ndryshuar datat e publikimit të këtij vendimi, për të cilat ka thënë se posedon fakte dhe të cilat ia prezantoi edhe sot në mbledhjen e Komisionit.
“Në mungesë të përgjigjeve adekuate, i zënë me presh në dorë filloi të më akuzoi. Këtu është më 7 dhjetor kur është bërë anulimi, pas reagimit tim në Kuvend e në rrejte sociale e ka ndryshuar datën dhe e ka bërë me 30.07.2021”, ka thënë Musliu.
Ndryshe sot në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, deputetja Musliu ka hedhur ujë në drejtim të ministrit Peci, të cilin e quajti edhe rrugaç.
Pas kësaj, ka reaguar ministri Peci, i cili ka deklaruar se sa të jetë ai ministër askush nuk do të mund të vjedh në Ministrinë e Bujqësisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët