LAJMI I FUNDIT:

Musliu e gjuajti me ujë, Peci: “Nuk ka bir nane që më ndal”

Musliu e gjuajti me ujë, Peci: “Nuk ka bir nane që më ndal”

Mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim është shoqëruar me tensione të ashpra mes ministrit Faton Peci dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu gjatë mbledhjes e ka ofenduar rëndë ministrin, teksa për një moment ajo u ngrit në këmbë dhe e gjuajti me ujë ministrin, transmeton Telegrafi.


Pas kësaj, ka reaguar ministri Peci i cili ka thënë se askush nuk mund ta ndalë atë.

“Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaq gjuni me ujë, ndaq me plumba qysh keni gjujtë në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, deklaroi ai.

Deputetja Musliu e gjuan me ujë ministrin Peci, e quan rrugaç
Lexo po ashtu Deputetja Musliu e gjuan me ujë ministrin Peci, e quan rrugaç

Mbledhja e komisionit është ndërprerë pas situatës së krijuar. /Telegrafi/